Page 16 - Demo
P. 16
14Lëndët ushqyese dhe rëndësia e tyrelëndë ushqyese,vitamina, kripëraminerale, shëndet,energji, pubertet,aktivitet fizik. Fjalë kyçe:2.2Vlerat e lëndëve ushqyese Vitaminat Karbohidratet, yndyrat, proteinat, kripërat minerale,vitaminat dhe uji janë lëndë ushqyese të nevojshmepër trupin e njeriut.Ushqimi ditori njeriut duhettë përmbajë rreth 50-60%karbohidrate. Ato gjenden te frutat, buka, perimetdhe sheqernat. Vaktet e pasura me karbohidratereduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.Rreth 19% e trupit të njeriut përbëhet nga proteinat.Ato i japin trupit energji dhe marrin pjesë nëndërtimin e indeve.Yndyrat janë burim i madh energjie dhe e ndihmojnëtrupin të përthithë vitaminat A, D, E dhe K. Ushqimetme shumë yndyrë duhet të konsumohen në mënyrë të kujdesshme.Konsumimi i tepruar i tyre dhe mungesa e aktivitetit fizik krijon probleme tëndryshme shëndetësore dhe është shkaku kryesor i mbipeshës.Kripërat minerale janë të domosdoshme për kockat, dhëmbët dhe trurin.Ato merren nga organizmi përmes ushqimit të përditshëm. Disa prej këtyrekripërave janë: kalciumi, fosfori, magnezi, natriumi, hekuri etj. Uji ështëelementi më i rëndësishëm për jetën. Ai përbën rreth 70% të trupit tonë. Nëkushte të caktuara, për shembull, gjatë aktivitetit fizik apo kur moti është inxehtë, nevoja e trupit për ujë rritet edhe më shumë.Vitaminat janë lëndë organike, të domosdoshme për veprimtarinë jetësore tënjeriut e të kafshëve. Ato merren në sasi të vogla nëpërmjet ushqimit ose tëpërpunuara në mënyrë kimike.

