Page 17 - Demo
P. 17


                                    15PROMOVIMI I STILIT AKTIV DHE TË SHËNDETSHËM TË JETËS TEMA 2Vlerat e lëndëve ushqyese Vitaminat shërbejnë për rigjenerimin e indeve tëtrupit. Sasia e tyre në organizëm është e vogël, pore domosdoshme.Vitamina A gjendet në ushqime me prejardhjebimore dhe shtazore dhe është e nevojshme përlëkurën, imunitetin, shikimin etj.Vitamina C është e rëndësishme për imunitetindhe shërben përforcimin e kockave,të ligamentevedhe të enëve të gjakut. Vitamina D është e domosdoshme për shëndetine kockave dhe ndihmon në përthithjen e kalciumit,magnezit dhe fosfatit në trup. Ajo përftohet ngashndërrimi i provitaminës D nën rrezet e diellit. Mungesa e vitaminës D dhekalciumit, shkakton sëmundjen e rakitizmit.Vitamina E është një antioksidues dhe lufton radikalet e lira që dëmtojnëshëndetin e qelizave. Ajo luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës dhetë enëve të gjakut.Kompleksi i vitaminës B përbëhet nga tetë vitamina dhe luan rol kryesornë ruajtjen e shëndetit dhe të energjisë së trupit. Vitaminat B ushqejnë eforcojnë sistemin nervor. Ato janë të tretshme në ujë, prandaj duhet të jenëpjesë e dietës së përditshme.Vitaminat C dhe B trupi nuk i depoziton si rezerva, prandaj ushqimet e pasurame to duhen konsumuar në mënyrë të vazhdueshme.Kontrolloni njohuritë1. Flisni për vlerat e lëndëve ushqyese.2. Shpjegoni pse nuk duhet t’i konsumojmë pa kriter ushqimet që përmbajnë yndyra.3. Pse vitaminat duhet të jenë pjesë e dietës sonë të përditshme?Veprimtari• Korrigjoni fjalitë e gabuara, duke argumentuar mendimin tuaj. Karbohidratet e mira janë ato që kanë shumë fibra. Perimet pa niseshte dhe drithërat integrale janë karbohidrate të mira. Karbohidratet ulin qëndrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak. Nënproduktet e qumështit, si: salca e kosit, djathi, gjiza etj. janë të dëmshme për shëndetin. Frutat e thata, si bajamet, arrat, stikat etj., janë të pasura me karbohidrate. Vitaminat dhe kripërat minerale ndihmojnë për shërimin e shumë sëmundjeve. Vitaminat luajnë rol aktiv për shëndetin e sistemit nervor. Njeriu mund të jetë i shëndetshëm edhe pa konsumuar ushqime me vitamina dhe kripëra minerale. Njeriu mund të jetojë edhe pa ujin, mjafton të marrë ushqimin e duhur.Zgjeroni njohuritë Gjeni të dhëna nëpërmjet internetit ose burimeve të tjera të informacionit përushqimet proteinike, energjetike dhe yndyrore. Krijoni një album me figura të këtyreushqimeve dhe diskutoni në klasë.shëndet – gjendje e mirëfiziologjike e organizmit,kur të gjitha organet merëndësi jetësore punojnëmirë dhe nuk janë tëprekura nga ndonjësëmundje.FJALORMjalti organik nuk ka datë skadence. Qypi më i vjetër i mjaltit është zbuluar në vitin 1922, në varrin e një faraoni, dhe ishte ende i vlefshëm për konsumim.A E DINI SE...
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21