Page 18 - Demo
P. 18
16Higjiena e ushqimit dhe sëmundjet infektivehigjienë, ushqim,ruajtje, kontaminim,helmim, sëmundjeinfektive, alergji,vaksinë.Fjalë kyçe:2.3Rëndësia e higjienës së ushqimit dhe e higjienës personaleHigjiena e ushqimit lidhet me përgatitjen, larjen, gatimin dhe ruajtjen e tijnë mënyrë të tillë që të parandalohet zhvillimi dhe përhapja e bakterevetë dëmshme në të. Ushqimet mund të kontaminohen lehtë nga bakteret,kërpudhat dhe protozoarët. Mikroorganizma të tillë bëhen shpesh shkaktarëtë disa sëmundjeve infektive dhe mund të çojnë në helmim nga ushqimi.Nga këto sëmundje preken më lehtë fëmijët dhe të moshuarit, sepse sistemi ityre imunitar nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i përballuar baktere të tilla.Disa këshilla për higjienën e ushqimit që konsumoni:• Produktet ushqimore mund të infektohen lehtë nga njëri-tjetri, nga mjedisiku përgatiten, apo edhe nga duart e ndotura.• Kujdesuni kudo e kurdoherë për higjienën tuaj dhe të mjedisit ku jetoni.• Pastërtia e duarve mban larg bakteret dhe sëmundjet që ato shkaktojnë.• Lani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.• Për përgatitjen e ushqimit duhet të përdoren mjete dhe ambalazhe të pastrakuzhine.• Ushqimi duhet të gatuhet në temperaturat epërshtatshme, të cilat shkatërrojnë bakteret.• Disa ushqime, sidomos ato me prejardhjeshtazore, duhet të gatuhen në temperatura tëlarta.• Bakteret shumëfishohen çdo njëzet minuta,në mjedis të lagësht e të ngrohtë. Prandajushqimet duhet të mbulohen dhe të ruhen nëvende të thata e të freskëta ose në frigorifer.• Lajini duart sa herë që prekni kafshëtshtëpiake. Lëkura e tyre mund të ketë parazitëtë dëmshëm për shëndetin tuaj.

