Page 20 - Demo
P. 20
18Çrregullimet e të ushqyerit dhe pubertetindryshime fizike,fiziologjike,emocionale, ushqimcilësor, muskuj,kocka, nyje, vakt,mëngjes, anoreksi,bulimi.Fjalë kyçe:2.4Puberteti dhe ushqyerja e shëndetshmePuberteti është periudha gjatë së cilës njeriu kalon nga fëmijëria nëadoleshencë. Gjatë kësaj periudhe, trupi përjeton shumë ndryshime fizikedhe emocionale.Në këtë moshë, njeriu ndihet i rritur, fillon të kërkojë pavarësi dhe i shtohetinteresi për pamjen, e cila pëson ndryshime të dukshme. Njohja e këtyrendryshimeve, e shqetësimeve që sjellin, dhe diskutimi rreth tyre me personate duhur, ndihmon për t’i kuptuar dhe për t’i pranuar si dukuri normale tërritjes. Zakonisht, fëmijët e kësaj moshe kanë dëshirë t’u ngjajnë artistëve tëfamshëm (aktorëve, këngëtarëve etj.). Mirëpo nuk është domosdoshmëri t’ingjani dikujt. Secili ka cilësitë dhe aftësitë e veta. Duhet vetëm të mësoni dhetë mendoni për të ardhmen. Të guxoni të përballeni me çdo vështirësi. Mbi tëgjitha, ta vlerësoni veten dhe të keni besim te vlerat tuaja.Respektoni veten dhe të tjerët. Marrëdhëniet me miqtë janë të rëndësishme,por mbi të gjitha duhet të ruani dhe vlerësoni marrëdhëniet me familjen tuaj.Familja është e para!Kujdesuni për veten. Higjiena personale është shumë e rëndësishme përmirëqenien tuaj fizike. Po aq të rëndësishmepër shëndetin janë edhe veprimtaria fizike esportet.Nuk duhet kurrsesi të mbani dietë! Në moshën tuaj, ajo është e dëmshme përshëndetin. Me dëshirën për t’u dukur samë bukur, ju kërkoni të keni një trup ideal,por harroni që në këtë mënyrë rrezikonishëndetin. Puberteti kërkon ushqim cilësor,sepse muskujt, kockat, nyjat dhe disa organeende nuk janë formuar tërësisht. Merrnisa më shumë vitamina dhe minerale. Ato ijapin trupit tuaj forcë dhe gjallëri, forcojnë

