Page 23 - Demo
P. 23
21PROMOVIMI I STILIT AKTIV DHE TË SHËNDETSHËM TË JETËS TEMA 2Pasojat e mbipeshës dhe të obezitetit Për të qenë të shëndetshëm nuk mjafton tëmarrim ushqimin e duhur, por edhe sasinë e duhur.Ushqimi na jep energji. Kur shpenzojmë më pakenergji sesa ajo që marrim nga ushqimi, trupi krijonrezerva në formën e dhjamit. Pesha e tepërt sjellndryshime jo vetëm në pamjen e jashtme, poredhe në funksionimin e organeve të brendshme.Krijohen vështirësi në frymëmarrje, sepse gjakunuk furnizohet me sasinë e duhur të oksigjenit;fillojnë problemet me gjumin, çka bëhet shkak përshpërqendrim dhe rënie të rezultateve në shkollë.Obeziteti sjell vlerësim të ulët për veten. Nga anatjetër, nënpesha shkakton probleme shëndetësore,si: osteoporozë (eshtrat humbasin kalciumin dhebëhen të thyeshme), fraktura dhe aritmi. Hidratimii duhur i trupit është një nga parimet bazë tëmirëqenies fizike, veçanërisht nëse merreni mesport dhe aktivitet fizik.Kontrolloni njohuritë1. Cilat janë shkaqet dhe pasojat e mbipeshës?2. Si bëhet matja e dhjamosjes?Veprimtari1. Me ndihmën e mësuesit/es, realizoni një dramatizim mbi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm. Zgjidhni personazhet dhe caktoni rolet e tyre.2. Përgjigju me shkrim pyetësorit “Sa aktiv je?”.• A merr pjesë rregullisht në orët e Edukatës fizike?• A i kryen të gjitha detyrat që të jep mësuesi/ja e edukimit fizik?• A merr pjesë në të gjitha aktivitetet që organizon klasa apo shkolla?• A merr pjesë aktive në “Lojërat olimpike” që organizon shkolla?• A je pjesë e ekipit sportiv të klasës apo shkollës?• A merresh me aktivitete të tjera sportive jashtë shkollës?• Si e kalon kohën e pushimit me familjen?Zgjeroni njohuritë Gjeni në internet ose në burime të tjera, të dhëna për matjet e cilësive fizike. Cilat prejtyre keni realizuar me mësuesin/en në orën e Edukatës fizike?

