Page 24 - Demo
P. 24


                                    22Shkaqet dhe parandalimi i përdorimit të duhanit dhe alkoolitalkool, duhan,inferior, mosvlerësim,kujdes prindëror.Fjalë kyçe:3.1Pse adoleshentët mund të bien në “grackën” e duhanit dhe të alkoolit?Faktorët që mund të ndikojnë tek adoleshentët për të nisur duhanin apoalkoolin janë nga më të ndryshmit. Disa mund të ndikohen prej faktit qëprindërit apo të afërmit e tjerë më të rritur pinë duhan ose alkool.Një arsye tjetër përse adoleshentët bien pre e duhanpirjes dhe alkoolit ështëfakti se u mungon vetëbesimi për aftësitë dhe vlerat që kanë. Shpeshherë,atyre u mungon edhe kujdesi i duhurprindëror, çka rrit gjasat për rënien e tyrenë “grackën” e substancave që krijojnëvarësi. Nëse një adoleshent u shmangetpërgjegjësive që ka ndaj vetes, familjesdhe shoqërisë, atëherë ai rrezikon të bjerënë varësinë e këtyre lëndëve të dëmshmepër shëndetin. Ka raste që edhe ngarkesanë shkollë, konfliktet në familje, mbylljanë vetvete dhe pasiviteti bëhen shkak përpërdorimin e substancave të tilla.Ndodh që një adoleshent e provon duhaninapo alkoolin për kureshtje, por edhe për tëtreguarse është pjesë e një grupi të caktuar.Ai mund të ndikohet gjithashtu nga një individ apo grup shoqëror, para të cilite ka shumë të vështirë të thotë “jo”.Pasiguria, shpërqendrimi, emocionet e natyrshme të moshës mund tëkapërcehen shumë lehtë vetëm nëpërmjet veprimtarisë fizike dhe sportit, tëushqyerit të shëndetshëm, jetës sociale aktive dhe mbështetjes së familjes.Flisni me prindërit për çdo shqetësim që keni, dëgjojini me vëmendje dherespektoni mendimin e tyre. Vetëm duke diskutuar dhe mbështetur njëritjetrin, do të arrini të zgjidhni çdo problem që keni. Kështu do të mbani largndikimet negative në jetën tuaj, pse jo edhe lëndët që ju rrezikojnë shëndetin.Pasi ndërpritet përdorimi i duhanit dhe alkoolit, trupi fillon menjëherëriparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre.Ja çfarë ndodh me lënien e duhanit: Zvogëlohet rreziku i infarktit të miokardit. Largohet era e keqe e gojës. Përmirësohet frymëmarrja. Ulet rreziku prej prekjes nga kanceri. Ulet rreziku i atakut cerebral. Përmirësohet ekonomia familjare në të mirë të shkollimit, ushqyerjes, argëtimit etj.Ja çfarë ndodh me lënien e alkoolit:  Ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës. Ulet rreziku i hemorragjisë cerebrale në tru. Ulet rreziku i dëmtimit të indeve të mëlçisë.
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28