Page 25 - Demo
P. 25


                                    23SUBSTANCAT QË KRIJOJNË VARËSI DHE PASOJAT E PËRDORIMIT TEMA 3Shkaqet dhe parandalimi i përdorimit të duhanit dhe alkoolitJa disa mënyra për t’i mbajtur larg substancat që krijojnë varësi: veprimtariafizike (gjimnastika, aerobia, atletika, lojërat popullore); aktiviteti sportivi përditshëm (basketbolli, futbolli, volejbolli, hendbolli etj.); veprimtariakrijuese e çlodhëse (lexim, shah, ski, tenis, peshkim, marshim, ngjitje në mal,shëtitje në pyll etj.).Angazhimi në aktivitetet e ndryshme që organizon shkolla apo komuniteti kujetoni, është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të qëndruar larg këtyresubstancave të dëmshme për shëndetin.Kontrolloni njohuritë1. Cilët janë disa nga faktorët që i shtyjnë adoleshentët të fillojnë duhanin apo alkoolin?2. Si ndikon te fëmija fakti që njëri prind pi duhan ose alkool? A mund ta ndjekë si model në të ardhmen?3. Listoni disa nga mënyrat që ju ndihmojnë të mbani larg substancat e dëmshme.Veprimtari1. Ndahuni në dy grupe.a) Renditni dëmet që shkaktojnë duhani dhe alkooli.b) Krijoni një paketë “ligjesh” me penalizimet përkatëse për përdoruesit e tyre.2. Krijoni një ese të shkurtër me temë “Natyra dhe sporti, miqtë e mi më të mirë”.Zgjeroni njohuritë • Hulumtoni në internet ose në burime të tjera informacioni mbi shkaqet e përdorimittë drogave nga sportistët. Diskutoni në klasë rreth kësaj problematike. Rritet përqendrimi dhe vëmendja. Rriten aftësitë motorike, koordinimi i vendimeve. Rritet qarkullimi i gjakut në tru. Ulet rreziku i dëmtimit të sistemit nervor qendror.
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29