Page 27 - Demo
P. 27
25SUBSTANCAT QË KRIJOJNË VARËSI DHE PASOJAT E PËRDORIMIT TEMA 3shkaktuar kancer të mushkërive, të gojës, tëhundës, të kordave të zërit, të ezofagut, tëpankreasit, të mëlçisë, të lukthit, të veshkave,të fshikëzës, të uretrës, të zorrëve, të vezores,të qafës së mitrës dhe të palcës së eshtrave.Tymi i duhanit shkakton sëmundje të zemrës,infarkt etj. Gratë duhanpirëse rrezikojnëvdekshmërinë e fetusit kur janë shtatzëna.Mbani mend! Duhanpirësit janë të rrezikuar tridhjetë herëmë shumë për t’u prekur nga gripi, bronkitet,zgjerimi i alveolave pulmonare; dhjetë herëmë shumë nga kanceri i mushkërisë, shtatë herë më shumë nga infarkti imiokardit etj. Duhani është shkaktari i 25 sëmundjeve me pasoja të rëndapër jetën.“Këmba e duhanpirësit” është një sëmundje që vjen nga qarkullimi i dobët igjakut në arterie,të cilat bëhen të ngurta dhe ngushtohen. Isëmuri nuk mundtë ecë, pasi dhimbjet e tij janë të mëdha. Numri i vdekjeve të shkaktuara ngaduhanpirja është më i lartë se nga AIDS-i, tuberkulozi, droga dhe aksidentetautomobilistike të marra së bashku. Edhe cigaret elektronike përmbajnënikotinë dhe substanca të tjera toksike të dëmshme për përdoruesit dhenjerëzit që rrinë në këto ambjente.Kompanitë e duhanit përdorin strategji dhe taktika promovuese për tëtunduar fëmijët dhe adoleshentët, duke përdorur mediat,shitjet në internet,reklama tërheqëse dhe ekspozim të paketave kudo, edhe pranë shkollave.Thuajini JO duhanit për një shëndet të mirë!Kontrolloni njohuritë1. Si e dëmton duhani pamjen e një duhanpirësi?2. Cilat organe të brendshme dëmtohen nga duhanpirja?3. Çfarë kuptoni me duhanpirje pasive?VeprimtariPlotësoni pyetësorin e mëposhtëm.• A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të provoni të pini duhan?• A ka persona që ju bëjnë presion për të pirë duhan?• Prindërit tuaj e pinë duhanin?• A keni shokë që pinë duhan?• A jeni përpjekur të ndaloni dikë të pijë duhan?Zgjeroni njohuritë • Gjeni të dhëna nëpërmjet internetit ose burimeve të tjera të informacionit për sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit, si: arteroskleroza, infarkti i zemrës, kanceri i rrugëve të frymëmarrjes.ndalim me ligj – dënimii një veprimi me masa tërënda, deri në heqje lirie,i parashikuar në ligj.FJALOR

