Page 28 - Demo
P. 28
26Alkooli dhe pasojat e përdorimit të tij alkool, alkoolist,alkoolizëm, dehje,pasojë, shëndet,probleme fizike dhesociale.Fjalë kyçe:3.3Alkooli është një lëng pa ngjyrë dhe i ndezshëm, që përdoret gjerësisht nëindustri. Ai nuk përmban asnjë lëndë ushqyese për trupin e njeriut. Përdorimii tij në vazhdim sjell varësi, ashtu si drogat e tjera.Adoleshenca dhe alkooliAlkooli bën pjesë te lëndët që krijojnë varësi. Ai ndikon drejtpërsëdrejtinë sistemin nervor qendror dhe ka efekt pothuajse në të gjithë trupin.Gjatë adoleshencës, truri i njeriut është ende në zhvillim, çka e bënalkoolin edhe më të dëmshëm, duke shkaktuar hutim, çorientim,mungesë koordinimi, ngatërrim fjalësh etj. Ai dëmton aftësinë enxënësit për të lexuar i përqendruar, pengon ecurinë e tij sportive etj.Alkoolizmi është një sëmundje, e cila duhet të trajtohet njësoj sisëmundjet e tjera.Dëmet që shkakton alkooliKonsumimi i alkoolit shkakton 3 milionë vdekje çdo vit nëgjithë botën. Ai ndikon në shëndetin e dobët dhe paaftësitëe miliona njerëzve.Alkooli depërton lehtë në muret e lukthit dhe të zorrëve.Me anë të gjakut, ai kalon në organet jetike dhe në tru.Dëmton vetëkontrollin, vullnetin, aftësinë për mprehtësie vëmendje, aftësitë motorike, aftësinë pamore, krijonvështirësi në të folur dhe në koordinim. Fillimisht,konsumimi i alkoolit jep këputje, pastaj të vjella dhedridhje të trupit, vështirësi në frymëmarrje dhe problemetë qarkullimit të gjakut në tru.Në shumë raste, ai sjell pasoja të rënda edhe në sisteminnervor. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool tëkonsumuar, vdesin 1 000-2 000 qeliza të trurit.Konsumimi pa kriteri alkoolitshkakton hemorragji cerebrale,sëmundjetë zemrës, cirrozë të mëlçisë, probleme të shëndetit mendor, humbjetë përqendrimit etj.Krahasuar me burrat, gratë dëmtohen më tepër për të njëjtën sasialkooli të pirë. Te gratë shtatzëna, ai dëmton fetusin, duke i shkaktuarprobleme mendore, zhvillim të vonshëm etj.Personat që konsumojnë alkool rregullisht, dëmtojnë jo vetëmshëndetin e tyre, por edhe marrëdhëniet në shoqëri dhe familje.

