Page 32 - Demo
P. 32


                                    30Higjiena e mjedisit dhe shëndeti i njeriutshpyllëzim,erozion, ndotje,pastërti, higjienë,zinxhirë ushqimorë,biodiversitet,vullnetarizëm.Fjalë kyçe:4.1Mjedisi dhe resurset e tijMendohet që jeta në Tokë të ketë filluar rreth 3,5 miliardë vjet më parë. Mekalimin e kohës, gjallesat kanë evoluar dhe kanë krijuar mjediset e tyre tëjetesës (habitatet). Shtresa e Tokës ku jetojnë qeniet e gjalla quhet biosferë.Tërësia e kushteve natyrore në të cilat jetojnë dhe zhvillohen qeniet e gjallaquhet mjedis.Kur flasim për një mjedis të shëndetshëm, nënkuptojmë që gjithçka që narrethon, është në ekuilibër natyror. Të gjitha gjallesat në tokë, gjatë rritjesdhe zhvillimit të tyre ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Ky ndërveprim çonnë krijimin e zinxhirëve ushqimorë. Gjallesat bashkëveprojnë me mjedisinku jetojnë, duke krijuar ekosistemet.Mbijetesa e tyre varet nga uji, ajri dheburimet që ofron toka. Nëse një mjedisndryshon vazhdimisht, gjallesat që jetojnëaty përshtaten me vështirësi, çka mundtë sjellë edhe zhdukjen e tyre. Një faktorshumë irëndësishëm në jetën e gjallesaveështë edhe klima. Temperatura, reshjet,kushtet atmosferike, të gjitha këto çojnënë ndryshime të mëdha mjedisore. Rritjae nivelit të gazeve serrë në atmosferë,ka sjellë ndryshimin e klimës në planetintonë dhe rritjen e temperaturës mesataretë ajrit.Riorganizimi i ekosistemeve në shërbimtë nevojave të njerëzve është shoqëruar me pasoja të rënda për mjedisin.Studimet tregojnë se në Kosovë, rreth 40% e tokave pyjore publike dhe 29%e tokave pyjore private u janë nënshtruar aktiviteteve të pakontrolluara aposhfrytëzimit ilegal. Më të rrezikuara nga këto aktivitete janë pyjet halorepublike në zona të ulëta dhe afër rrugëve. Mbijetesa e njeriut është e lidhurdrejtpërdrejt me cilësinë e tokës, të ajritdhe të ujit, të cilat duhen ruajtur ngandotja.Një ndihmesë të çmuar në mbrojtjen emjedisit duhet të jepni edhe ju si nxënës.Aktivizohuni në veprimtaritë që organizonshkolla apo komuniteti ku banoni, përtë mbajtur pastër mjedisin përreth.Vullnetarizmi është mjeti më i mirëpër të nxitur dhe ndërgjegjësuar gjithëshoqërinë në mbrojtjen dhe kujdesin qëduhet të tregojë për mjedisin ku jeton.
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36