Page 33 - Demo
P. 33


                                    31EDUKIM MBI MJEDISIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TEMA 4Si ndikon ndotja e mjedisit në shëndetin tonë Shpyllëzimi i sipërfaqeve pyjore, djegietmasive, mbeturinat që shkarkohen prejobjekteve industriale, çlirimi i gazit tëmakinave,shiu acid, erozioni i tokës, dëmtimii mikroorganizmave, shkatërrimi i zinxhirëveushqimorë dhe humbja e biodiversitetitsjellin pasoja të rënda në shëndetin e njeriutdhe cilësinë e jetës në tokë. Ndotja e ajritshkakton një mori sëmundjesh infektive,sëmundjevaskulare,sidhendikonnegativishtnë shëndetin mendor të secilit prej nesh.Kontrolloni njohuritë1. Ç’kuptoni me mjedis? Po me biosferë?2. Flisni për rëndësinë e higjienës së ujit, ajrit dhe tokës në shëndetin tonë.3. A është i dobishëm vullnetarizmi për ruajtjen e mjedisit? Pse?Veprimtari1. Plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. A keni kryer ndonjëherë shërbim vullnetar për të pastruar shkollën tuaj? A keni marrë pjesë bashkë me prindërit tuaj në një pastrim vullnetar në lagjen tuaj? Prindërit tuaj përdorin më shumë makinën apo biçikletën? A keni marrë pjesë në ndonjë mbjellje pemësh? A ju ka ndodhur ta harroni hapur rubinetin e ujit? A i hidhni gjithmonë mbeturinat në vendin e caktuar? A keni refuzuar ndonjëherë të pastroni mjedisin e përbashkët? A keni lexuar ndonjë informacion për ambientalistët?2. Përshkruani pasojat që sjell në shëndet ndotja e ajrit dhe si mund t’i shmangim ato.3. Përshkruani pasojat që sjell ndotja e ujit prej derdhjes së sasive të mëdha të naftës në det.biodiversitet – shumëllojshmëria e jetësbimore dhe shtazore, qëjetojnë në Tokë.ekosistem – tërësiae habitateve (pyjet,shkretëtirat, luginat,lumenjtë, malet,shkëmbinjtë tokësorë dhenënujorë, koralet etj.).erozion – gërryerja qëpëson sipërfaqja e tokësnga veprimi i ujërave, iakullit ose i erës.resurse – pasuri natyrore,të cilat nuk ripërtërihenapo rikrijohen, si:mineralet, nafta etj.shpyllëzim – prerje epyllit; zhveshje e një vendinga pyjet për ta përdorursi tokë bujqësore ose sikullotë.vullnetar – ai qëndërmerr dhe bën njëpunë apo një detyrë tëcaktuar, pa u detyruarnga dikush tjetër dhe pashpërblim; ai që merrpjesë me dëshirën e vetnë një punë.zinxhir ushqimor – gjallesa që jetojnë në sajetë njëra-tjetrës.FJALORZgjeroni njohuritë Gjeni në internet ose në burime të tjera informacioni, të dhëna për vullnetarizmin sielement i humanizmit. Diskutoni rreth tyre në klasë.Në çdo rast, ndotja e ajrit shoqërohet me ndotjen e tokës, e cila shkaktohetnga mbetjet industriale, lëndët kimike, nafta, materialet plastike etj. Tëgjitha këto, nëpërmjet reshjeve përfundojnë në shtresat e thella të tokës,duke prekur burimet e ujit të pijshëm. Ujërat nëntokësore dhe mbitokësorembërrijnë në lumenj, dete dhe oqeane, çka sjell ndotjen e gjithë mjedisitujor. Dëmtimi ose shkatërrimi i gjallesave që jetojnë në këtë mjedis, ndikonnë mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëmpër rolin themelor që luan mjedisi në jetën tonë, ndaj duhet të përpiqemitë bëjmë më të mirën për ta mbajtur sa më pastër dhe për ta mbrojtur atë.
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37