Page 34 - Demo
P. 34
32Mjedisi natyror, mjedisi artificial dhe aktiviteti fizikmjedis natyror,mjedis artificial,përbërës, ekzistencë,proces jetësor,aktivitet sportiv,shëndet fizik dhemendor.Fjalë kyçe:4.2Mjedisi dhe faktorët që ndikojnë në shëndetin tonë Mjedisi natyror përbëhet nga shumëllojshmëria e bimëve, e kafshëve dhe ngagjithçka tjetër që u nevojitet atyre për të jetuar. Toka, ajri, uji dhe dielli janëelementet thelbësore për jetën e çdo gjallese.Toka përmban çdo të mirë materiale që i duhet njeriut për të jetuar. Nëmungesë të tyre, ai nuk do ta ushtronte dot veprimtarinë e tij jetësore.Ajri gjendet në atmosferë, tokë dhe ujë. Të gjithë organizmat, kafshët,bimët, kërpudhat dhe protozoarët (me përjashtim të baktereve anaerobe),kanë nevojë për ajër që të jetojnë. Bimët e gjelbra, nëpërmjet procesit tëfotosintezës prodhojnë oksigjen, i cili mendohet të jetë shfaqur rreth 2,5miliardë vjet më parë në Tokë. Jetesa jonë varet ngacilësia dhe pastërtia e ajrit, të cilat kanë ndikim tëdrejtpërdrejtë në bimësi. Veprimtaritë në ajër tëpastër e ripërtërijnë njeriun nga ana shëndetësore,fizike, emocionale e shpirtërore.Sportet ajrore, si: gara në ajër, aerobatika, hedhjetme parashutë etj., janë mjaft të shëndetshme.Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës FAI(Federation Aeronautique Internationale) uthemelua në vitin 1905 dhe organizon të gjithasportet e ajrit. Shumë prej sporteve ajrore janëquajtur edhe sporte ekstreme.Uji është thelbësor për jetën e planetit dhe mbulon3/4 e sipërfaqes së tij. Gjallesat kanë nevojë për ujë, që të ruajnë ekuilibrinmetabolik dhe të kryejnë proceset jetësore. Të gjitha gjallesat,si ato që jetojnënë ujë, ashtu edhe gjallesat që jetojnë në tokë, e kanë të domosdoshëm ujin.Njerëzit e përdorin ujin jo vetëm për të jetuar, por edhe për higjienë, përveprimtari sportive, terapi dhe argëtim. Uji është vetë jeta!

