Page 35 - Demo
P. 35


                                    33EDUKIM MBI MJEDISIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TEMA 4Mjedisi artificial Kontrolloni njohuritë1. Cilët janë përbërësit kryesorë të mjedisit natyror?2. Ç’kuptoni me mjedis artificial?3. Cilat veprimtari fizike dhe sportive mund të kryhen në një mjedis natyror dhe cilat në një mjedis artificial?4. Ç’kuptoni me veprimtari rekreative dhe çfarë përfitojmë prej tyre?Veprimtari• Ndahuni në grupe dhe vepronisipas hapave të mëposhtëm:1. Renditni në dy kolona disa veprimtari fizike dhe sporte. Klasifikojini ato sipas mjedisit ku kryhen: natyror apo artificial.2. Shkruani përfitimet që ka shëndeti i njeriut nga mjediset natyrore.3. Diskutonisë bashku rreth të dhënave që plotësuat.• Përshkruani një veprimtari rekreative që kenizhvilluar me familjen ose me klasën.baktere anaerobe – mikroorganizma qënuk kanë nevojë përajër ose oksigjen.rekreacion – ngalatinishtja: krijimi idiçkaje të re për t’uargëtuar përmesveprimtarive, kryesishtnë natyrë dhe në grup.FJALORZgjeroni njohuritë Krijoni një album me fotografi të veprimtarive sportive në ujë, ajër dhe tokë. Renditni disasporte të njohura dhe disa veprimtari rekreative. Diskutoni rreth tyre.Ekosistemet artificiale nuk gjenden domosdoshmërisht në natyrë, atokrijohen nga njerëzit. Ndryshimet e tokës, shfrytëzimi i pasurive tokësoredhe nëntokësore që njeriu bën në dobi të tij, krijojnë mjediset artificiale.Në përgjithësi, falë punës së tij, njeriu krijon kushte jetese dhe argëtimipër një shëndet më të mirë. Kur flasim për lëvizje dhe ushtrime, kuptojmëveprimtari fizike dhe sportive që kryhen në natyrë, në mjedise të mbylluraose të hapura, si: palestrat, terrenet sportive, pishinat etj. Këto veprimtarikonsiderohen terapi për trupin e mendjen dhenëse kryhen në natyrë, e sidomos në grup, sjellinpërfitime jashtëzakonisht të mëdha.Veprimtari rekreative quhet çdo veprimtari qëndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore,mendore dhe fizike të njeriut. Të tilla janë: shëtitjanë pyll, ngjitja në mal, leximi i librave, piktura,peshkimi, luajtja në instrument muzikor, noti,vizita në muze, ekskursione në vende historike etj.Gjatë këtyre veprimtarive, shëndeti fizik forcohetsi rezultat i shtimit të lëvizjes që shton qarkullimine gjakut, oksigjenimin, forcon nyjat, kockat dhezhvillon muskujt.Këto veprimtari janë shumë të vlefshme përshëndetin mendor dhe emocional,sepse shtojnë pozitivitetin dhe ndihmojnë në socializimin midis grupeve tëfëmijëve, duke edukuar mirëkuptimin, respektin e ndërsjellë, vlerësimin ediversiteteve, njohjen dhe vlerësimin e vetes, dhe të të tjerëve etj.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39