Page 36 - Demo
P. 36


                                    34Njohuri mbi ndërtimin e trupitsistem, gjymtyrë,trung, inde, eshtra,kërcet, mirëmbajtje,shëndet, aktivitetfizik, sport, ushqimi shëndetshëm.Fjalë kyçe:5.1Pak histori Sistemet e trupit të njeriut Pjesët kryesore të trupit të njeriut Trupi i njeriut ka qenë në qendër të vëmendjes dhe të studimeve që në kohëte lashta. Kureshtja mbi ndërtimin e tij, bëri që në gjysmën e parë të shekullitIII p.e.s, mjekët grekë Herofilusi e Kalcedoni të kryenin autopsinë e parë.Zbulimet e tyre anatomike dhe fiziologjike ishin të jashtëzakonshme. Deri nëfillim të shekullit XIV, ata ishin shkencëtarët e parë dhe të vetëm që bënëautopsinë e trupit të njeriut, sepse ligji romak e ndalonte.Brezat e mëvonshëm të mjekëve ndoqën zbulimet shkencore të Aleksandrittë Madh, të filologëve dhe kritikëve të ndryshëm, por zbulimet e sakta tëHerofilusitdhe të Erasistratusitpërdorenedhe sot.Udeshënshumë shekujdhethyerje të rregullave fetare e tradicionale, që shkenca të arrinte të përparontenë këtë drejtim. Në saje të studimeve dhe të autopsive, u njoh pjesa skeletoredhe muskulore e trupit të njeriut, si dhe organet që e përbëjnë atë.Sistemi i qarkullimit të gjakut: zemra, arteriet dhe venat.Sistemi i frymëshkëmbimit: hunda, laringu dhe mushkëritë.Sistemi tretjes: goja, ezofagu, lukthi dhe zorrët.Sistemi riprodhues: organet seksuale.Sistemi nervor: truri, palca kurrizore dhe nervat. Sistemi imunitar: qelizat, indet, organet.Sistemi limfatik: limfa dhe enët limfatike.Sistemi endokrin: gjëndrat me sekrecion të brendshëm.Sistemi skeletor muskulor: eshtrat dhe muskujt.Sistemi i mbulimit: lëkura, thonjtë, flokët.Trupi ynë përbëhet nga koka, qafa, trungu, gjymtyrët e sipërmedhe gjymtyrët e poshtme. Koka lidhet me trungun me anë tëqafës. Kafazi i kraharorit dhe barku, që janë pjesë të trungut,ndahen nga njëri-tjetri me anë të diafragmës.Kafazi i kraharorit përbëhet nga dërrasa e kraharorit dhe brinjët,të cilat mbrojnë organet jetike të njeriut. Ai mbështetet në 12vertebra të shtyllës kurrizore, të cilat quhen vertebrat torakale. Njeriu ka 12çifte brinjësh. Gjymtyrët e sipërme përbëhen nga krahu, parakrahu dhe dora.Ato kanë funksion mbajtës dhe kryejnë lëvizje të tjera jetësore. Gjymtyrëte poshtme përbëhen nga kofsha, kërciri dhe këmba. Ato kanë funksionmbështetës dhe lëvizës. Brezi i legenit lidh gjymtyrët e poshtme me shtyllënkurrizore.Skeleti i njeriut ka funksion mbështetës për muskujt dhe mbrojtës për organetjetike. Ai ka 206 eshtra ku depozitohet fosfori dhe kalciumi.Shëndeti i sistemit skeletor është shumë i rëndësishëm. Veprimtaria fizike evazhdueshme dhe ushqimi i shëndetshëm me kripëra minerale dhe vitaminandihmojnë në mbarëvajtjen e tij.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40