Page 38 - Demo
P. 38
36Antropometria dhe rritja e cilësive fizikeantropometri,ergonomi, cilësifizike, hapësirë.Fjalë kyçe:5.2Shkenca e antropometrisë Antropometria është shkenca që studion përmasat e pjesëve të trupit tënjeriut në stade të caktuara të jetës, që ndryshojnë nga një individ në tjetrin,jo vetëm sipas moshës, por edhe sipas gjinisë, racës etj. Antropometria vjennga fjala greke ἄνθρωπος (anthropos), që do të thotë “njeri” dhe μέτρον(metron), që do të thotë “matje”.Antropometria është e lidhur me antropologjinë fizike, e cila analizon qenietnjerëzore nga aspekti gjenetik dhe biologjik i tyre.Antropometria strukturore studion përmasat ekokës, të trungut dhe të gjymtyrëve në pozicionetstandarde.Antropometria funksionale studion ndryshimet epjesëve të trupit për një periudhë të caktuar.Në vitin 1490, Leonardo da Vinçi pikturoi figurëne paraqitur përbri, duke marrë parasysh përmasatdhe simetrinë e trupit të njeriut.Antropometria përdoret në ushqyerje, sport,veshmbathje, ergonomi, por edhe në degë tëndryshme të mjekësisë, për të studiuar si ndikojnëdimensionet e trupit të njeriut në sëmundjet dheanomalitë.Antropometria dhe ergonomia plotësojnë njëratjetrën, duke qenë se ergonomia është përgjegjëse për përshtatjen e produkteve me nevojat e individëve, çka është thelbësore për rezultatet eshkencës antropometrike. Matjet e përmasave tëpjesëve të trupit të njeriut ndihmojnë në dizenjimine produkteve, veshjeve dhe hapësirave të përshtatshme për individët.Ergonomia përdor matjet antropometrike për të përshtatur mjedisin e punësdhe stërvitjes me dimensionet fizike të njeriut. Në sport, përmasat, format,pesha e mjeteve të ndryshme, veshjeve, veglave stërvitore etj., ka shumërëndësi, sepse për mosha të ndryshme përmasat, peshat janë të ndryshme.

