Page 40 - Demo
P. 40
38Mirëqenia e shtyllës kurrizoreshtyllë kurrizore,vertebër,disqe kërcore,drejtqëndrim,dëmtim, deformim,veprimtari fizike.Fjalë kyçe:5.3Ndërtimi i shtyllës kurrizoreLëvizjet e shtyllës kurrizoreDeformimet e shtyllës kurrizoreShtylla kurrizore, brinjët dhe sternumi, përbëjnëskeletin e trungut. Shtylla kurrizore përbëhet nganjë varg kockash të vogla, të lidhura me njëratjetrën, që quhen vertebra ose unaza. Ajo kaformën e shkronjës S, çka i jep mundësi lëvizjejedhe e mbron nga dëmtimet në ecje, vrapim,kërcim. Trupi i njeriut ka 33 vertebra, midis tëcilave kalon kordoni i palcës. Ato janë mbrojtësete palcës kurrizore që është pjesë e sistemit nervorqendror (SNQ). Funksionet kryesore të palcëskurrizore janë reflektore dhe përçuese. Unaza eparë e shtyllës kurrizore quhet atlas dhe shërbenpër mbështetjen dhe rrotullimin e kokës. Shtyllakurrizore përbëhet nga 7 vertebrat e qafës; 12vertebrat e kraharorit (10 çifte brinjësh lidhen mesternumin, kurse 2 çiftet e fundit nuk kapen në të,prandaj quhen “brinjë fluturake”); 5 vertebrat ebelit (janë vertebrat më të mëdha,sepse mbajnë peshën e trupit); 5 vertebrate kërbishtit dhe ashti kërbishtor, ku 4-5 unazat, me rritjen e njeriut, bashkohennë një të vetme. Nga çdo vertebër dalin çifte nervash që kalojnë në organedhe muskuj. Ligamentet lidhin vertebrat dhe u japin atyre qëndrueshmëri emundësi lëvizjeje.Shtylla kurrizore ka funksion mbështetës, lëvizës dhe mbrojtës. Ajokryen katër lëvizje të ndryshme: përkulje para-prapa, shtrirje, përkulje anësore dhe rrotullim. Disqet kërcore të vendosura midis vertebravejanë të sheshta e të rrumbullakëta dhe amortizojnë lëvizjet. Atomund tëdëmtohen lehtë nga ngritja e peshave të rënda; pozicioni i pafavorshëmpërshpinën a mesin; kryerja e aktiviteteve sportive pa nxehjen e duhur;jeta sedentare; ngarkesa e tepërt fizike; pirja e duhanit etj. Muskujt epërparmë e të prapmë mbajnë shtyllën kurrizore të shëndetshme dhee ruajnë nga dëmtimi. Aktiviteti fizik dhe ushqimi i pasur me kripëra evitamina janë të domosdoshëm për shëndetin e shtyllës kurrizore.Muskujt dhe aktiviteti i duhur ruajnë formën natyrale të shtyllës kurrizore.Qëndrimi i rregullt nënkupton aftësinë e trupit për të qëndruar, për të ecur,për të ndenjur ulur dhe shtrirë, në mënyrë që muskujt të jenë në balancë.

