Page 41 - Demo
P. 41


                                    39ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Pesha e tepërt e trupit, muskujt e dobët ngapasiviteti, qëndrimi me orë të gjata paratelevizorit apo në celular, qëndrimi i gabuar nëbankë apo në tryezën e punës, vetëvlerësimi iulët, ushqimi i varfër në vitamina dhe kripëraminerale, ndikojnë në krijimin e problemevemuskulore dhe të një sërë sëmundjesh tështyllës kurrizore. Disbalancat muskulore kurjanë afatgjata, sjellin deformime të shtyllës, tëcilat shpesh shkaktojnë dëmtim të vertebrave.Prej tyre mund të shkaktohen edhe sëmundjetë tjera që lidhen me organet dhe sisteminnervor, si: lordoza (kurbë anormale e shtyllësnë pjesën e belit); kifoza (kurbë anormale eshpinës në nivelin e kraharorit);skolioza (kurbë anormale anësore e shtyllës);këmbët X; këmbët 0; shputat e sheshta. Kur fëmijët ankohen nga dhimbjet emesit apo të shpinës, këshillohettë shkojnë për vizitë te mjeku. Deformimet eshtyllës kurrizore mund të dallohen nga prindërit, nga mësuesi/ja e Edukatësfizike gjatë matjeve antropometrike ose nga mjeku i familjes.Disbalancat korrigjohen nëpërmjet ushtrimeve fizike, qëndrimit drejt nëbankë etj. Deformimet kanë nevojë për kujdesin e mjekut specialist. Merrunivazhdimisht me aktivitet fizik dhe konsumoni ushqim të shëndetshëm.Ushtrimet e përkulshmërisë janë ideale për shëndetin e shtyllës kurrizore.Jini të rregullt në orën e Edukatës fizike, merrni pjesë në lojëra mebashkëmoshatarët tuaj dhe në veprimtari të ndryshme rekreative. Joga ështësporti që e zhvillon dhe e ruan më së miri elasticitetin e trupit. Jo më kotthuhet se shëndeti i njeriut varet nga mirëqenia e shtyllës kurrizore.Kontrolloni njohuritë1. Si është e ndërtuar shtylla kurrizore?2. Cilat janë lëvizjet e shtyllës kurrizore?3. Cilat janë deformimet e shtyllës kurrizore?Veprimtari1. Identifikoni nyjat në trupin tuaj dhe përpiquni të analizoni lëvizjet e tyre. Bazohuniedhe në njohuritë e marra në lëndën e biologjisë.2. Me ndihmën e mjekut të shkollës apo mësuesit/es të edukimit fizik, kontrollonidrejtimin e shtyllës suaj kurrizore, për disbalanca dhe deformime.3. Kryeni matjet antropometrike të ndarë dy grupe, të vajzave dhe të djemve.Llogaritni të dhënat dhe gjeni veten te tabela e shëndetit në fund të librit.4. Diskutoni me mësuesin/en e Edukatës fizike për pozicionet e rregullta të qëndrimittë trupit ulur dhe gjatë ecjes.Zgjeroni njohuritë Hulumtoni në internet dhe gjeni të dhëna për ndikimin pozitiv të jogës në shëndetin eshtyllës kurrizore.Diskutoni në klasë rreth të dhënave që gjetët dhe demonstroni pozicione të ndryshme të jogës.disbalancë muskulore – muskuj simetrikë qënuk tërhiqen njësoj, njërimuskul është i tendosurdhe tjetri i lëshuar.disqe kërcore – petëzakërcore që shërbejnë siamortizatorë, zbutës tëgoditjeve.FJALOR
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45