Page 42 - Demo
P. 42
40Sportet individuale dhe aftësitë që zhvillojnë atosport, individ,përcaktimi i qëllimit,aftësitë udhëheqëse,psikologji, vullnet,strategji, kurajë,përgjegjshmëri.Fjalë kyçe:5.4Rreth sporteve individuale dhe vlerave të tyreSporti e ndihmon individin në shumë aspekte, jo vetëm në atë fizik. Ai ndikonnë ndërtimin e karakterit, zhvillon të menduarit strategjik dhe analitik,përmirëson aftësinë e marrjes së vendimeve dhe përgjegjësive.Pjesëmarrja në sport dhe aktivitete fizike të jep energji dhe kënaqësi, tëzhvillon forcën, shpejtësinë, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, kërcyeshmërinëdhe fleksibilitetin. Rëndësia e sportit është e padiskutueshme në zhvillimin eaftësive për jetën dhe cilësive të personalitetit. Ai përmirëson gjumin dhe ulnivelet e ankthit, duke zvogëluar ndërkaq rrezikun e shumë sëmundjeve fizike.“Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”, thotë një shprehje popullore,duke pasur parasysh mirëqenien fizike dhe atë mendore apo emocionale.Nga të gjithë ata që merren me sport, vetëm disa mund të bëhen kampionë,megjithatë, të gjithë duhet të ndihen fitues për vlerat që marrin prej tij.Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë përfitime të mëdha nga sporti, prandajduhen nxitur dhe ndihmuar të kryejnë aktivitete të ndryshme fizike.Praktikoni çdolloj sporti, por në përputhje me moshën, me aftësitë dhe, mbitë gjitha, me dëshirën për të luajtur. Sportet individuale luhen vetëm. Nëto përfshihen: sporti i gjimnastikës (ushtrime në vegla gjimnastikore si traui ekuilibrit, paralele, hekuri, unazat, etj.); sporti i atletikës (hedhja e diskut,shtizës, çekiçit, vrapimet); ngritja e peshave; skitë; noti; çiklizmi; sportetluftarake, si xhudo, mundje, boks, karate; pingpong; tenis; badminton etj.Secili prej këtye sporteve ka elemente teknike specifike që i dallojnë nga njëritjetri.

