Page 44 - Demo
P. 44


                                    42Sportet kolektive dhe vlerat e tyre sport kolektiv, ekip,aftësi udhëheqëse,përgjegjshmëri,zbatim rregullash,fryma e ekipit,aftësi vëzhguese,organizim.Fjalë kyçe:5.5Sportet ekipore dhe vlerat e tyre për të rinjtëSportet kolektive ose ekipore luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekarakterit dhe të personalitetit të individit. Në një ekip, rëndësi parësoremerr loja dhe suksesi i tij. Askush nuk është më i madh se skuadra, seciliështë pjesë e së tërës. Stërvitja në skuadër ndihmon në zhvillimin e aftësive,menaxhimin e situatave, në komunikimin e hapur dhe të qytetëruar, krijimine besimit, përgjegjshmërinë ndaj tjetrit, skuadrës etj. Sporte si basketbolli,volejbolli, futbolli, hendbolli ndihmojnë në zhvillimin e cilësive pozitive dhesjellin një sërë përfitimesh të tjera.Sporti ekipor përballet shpesh me konflikte, duke qenë se janë dy palëkundërshtare që luajnë para një mase të madhe njerëzish, të quajtursportdashës, tifozë.Ndonjëherë zemërohemi. Skuadra humbet pikë për një pakujdesi të shokut/shoqes, vërejmë se një veprim është i padrejtë apo loja është jo e ndershme.Në moshën që jeni, prireni të diskutoni gjatë për të bindur tjetrin, çka tregonfillimin e të menduarit kritik e të pavarur. Gjithsesi, merreni lojën si argëtim,në të mirë të të gjitha palëve pjesëmarrëse dhe bëni kujdes nga krijimi imosmarrëveshjeve, të cilat mund të kthehen në konflikte të padëshiruara.Përparësi duhet të ketë fryma e ekipit, puna për një qëllim të përbashkët sianëtar i tij, dhe jo interesat personalë.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48