Page 45 - Demo
P. 45


                                    43ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Kontrolloni njohuritë1. A ju pengon sporti të arrini rezultate të kënaqshme në shkollë?2. A është e vërtetë që sporti ushtron vetëm trupin dhe jo mendjen?3. A ndikon sporti në formimin e personalitetit?Veprimtari• Lojë me role: Si të zgjidhim një konflikt gjatë një ndeshjeje futbolli midis klasave 	Ndërtojeni historinë bashkë me mësuesin/en. 	Kur lind një mosmarrëveshje, të dyja palët bëjnë zhurmë dhe askush nuk ështënë gjendje të sqarojë situatën. Madje, dikush mund të fyejë tjetrin krejt pashkak. Mësuesi/ja ju këshillon ta vini veten në vend të tjetrit, për të gjykuar drejt.Përpiquni të diskutoni me qetësi dhe të dëgjoni pa e ndërprerë njëri-tjetrin.Zgjeroni njohuritë Hulumtoni rreth sporteve kolektive dhe rregullave që kanë.Përmes sportit, ju mësoni tëudhëhiqni njerëz të ndryshëmdrejt një qëllimi të përbashkët,por edhe të vetudhëhiqeni. Bënilojë të drejtë. Kini respekt përhumbësit, jepuni dorën dhe bëjinitë ndihen mirë. Jini të thjeshtëe njerëzorë dhe shokët që jundjekin, do t’ju duan e do t’juvlerësojnë edhe më shumë.Ndihmojeni njëri-tjetrin të moshiqni dorë. Humbja e një lojeapo ndeshjeje, mund t’ju vlejë simësim që të mos përsëritni njëgabim ose të ndryshoni strategji,në mënyrë që herën tjetër tëfitoni. Përqendrohuni në pikattuaja më të forta dhe nxirrni në pah aftësitë më të mira që keni, pa u sprapsur ngakundërshtarët. Sportet në përgjithësi përmirësojnë aftësitë vëzhguese dhe analizuese.Luani me gjithë fuqinë tuaj, jepni më të mirën tuaj në ekip dhe gëzojuni lojës. Nuk keniasgjë për të humbur, aktiviteti sportiv ju nxjerr gjithmonë të fituar.
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49