Page 46 - Demo
P. 46
44LOJA E BASKETBOLLITfushë, kohëzgjatjee lojës, kosh,qëndrim, mbajtje etopit, pranim dhepasim, gjuajtje dhedyhapësh.Fjalë kyçe:5.6Basketbolli është një ndër sportet kolektive më të popullarizuara në botë.Loja e basketbollit u shpik nga James Naismith në dhjetor të vitit 1891, nëSpringfilld të Masaçusetsit. Për të luajtur lojën, ai planifikoi 13 rregulla. Qënga ajo kohë e deri më sot, kjo lojë dhe rregullat e saj kanë pësuar një shkallëtë lartë përmirësimi.Rregulli bazë i lojës së basketbollit: Nuk lejohet driblimi i topit me këmbë,vetëm me duar. Topi mund të udhëhiqet me njërën dorë, duke e alternuarherë pas here me tjetrën.Nuk lejohen goditja, shkelmimi dhe shtytja. Topi duhettë jetë në lëvizje të vazhdueshme; lejohet ecja me top nëdorë vetëm 2 hapa nga momenti kur ndalon driblimin.Luajnë 2 skuadra,secila me nga 12 lojtarë. 5 lojtarë aktivënë fushë dhe pjesa tjetër për zëvendësime.Loja realizohet me anë të lëvizjeve të ndryshme patop dhe me top, që quhen elemente teknike. Me fjalënteknikë në lojën e basketbollit nënkuptojmë mënyrën ekryerjessë veprimeve dhe zbatimeve të lëvizjeve specialepa top dhe me top.Qëndrimet në basketbollEkzistojnë disa elemente teknike që mund ta ndihmojnë një nxënës kur luanbasketboll. Më kryesoret janë: driblimi i topit, pasimet, gjuajtja, sulmi dhembrojtja e organizuar. Në basketboll përdoren dy lloje qëndrimesh: qëndrimiparalel dhe ai diagonal.Qëndrimi paralel (themelor) në basketboll është shumëi rëndësishëm për nxënësit, sepse përdoret vazhdimishtnë situata të ndryshme të lojës, e sidomos në fazën embrojtjes. Ai realizohet në këtë mënyrë: shputat vendosenparalelisht me njëra-tjetrën, pak më të hapura se gjerësia esupeve. Pesha e trupit është e shpërndarë njësoj në të dyjakëmbët. Këmbët janë të mbledhura në gjunjë, trupi është ipërkulur pak para, duart qëndrojnë të hapura në lartësinë ekokës dhe lëvizja e tyre bëhet në varësi të situatës së lojësapo ushtrimeve teknike. Shikimi është i drejtuar gjithmonëpërpara. Qëndrimi paralel përdoret edhe gjatë mbajtjes sëtopit me të dyja duart.Qëndrimi diagonal në basketboll karakterizohet ngavendosja e shputave anash, njëra më përpara se tjetra(në diagonale). Distanca ndërmjet shputave është pak mëe gjerë se gjerësia e supeve. Gjunjët janë të mbledhur,ndërsa trupi është i drejtuar përpara. Shikimi është i drejtuar para dhe pjesamë e madhe e peshës trupore është në pjesën e përparme të shputës sëprapme. Duart mbahen në lartësi të ndryshme, në varësi të situatës së lojësapo gjatë ushtrimit të elementeve teknike.

