Page 47 - Demo
P. 47
45ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Mbajtja e topit në basketbollNë basketboll ekzistojnë mënyra të ndryshme tëmbajtjes së topit. Mënyra më e përdorur ështëmbajtja e topit me të dyja duart, sepse kjo teknikëështë më e sigurta për ruajtjen e topit dhe të lejontë pasosh mirë, të shënosh ose të kryesh driblime.Topi mund të mbahet (kapet) mbi kokë, në lartësinëe kraharorit, në lartësinë e gjurit dhe në dysheme.Pasimi i topit është teknika kryesore me të cilën kryhet ndërveprimi meslojtarëve të së njëjtës skuadër. Befasia, shpejtësia dhe saktësia janë kërkesatthemelore për kryerjen e pasimeve. Pasimet e sakta janë çelësi i organizimittë lojës dhe i kalimit nga faza embrojtjes në realizimin e sulmittë suksesshëm.Në basketboll dallojmë pasimete topit me një dorë dhe me tëdyja duart. Pasimet e topit medy duar mund të nisen nga gjoksipara trupit, me shkëputje ngadyshemeja (toka) dhe mbi kokë,ndërsa pasimet e topit me njëdorë nisen nga supi, mbi kokë,nga driblimi, për tokë dhe lob(pa raboll). Pasimi me dy duardhe nga gjoksi përdoret për tësiguruar bashkëveprimin midislojtarëve të së njëjtës skuadërnë distanca të shkurtra dhe tëmesme. Pasimi me dy duar sipërdhe pasimi me shpatull (me njëdorë) janë mënyrat më praktikepër të kaluar topin.Teknika e pasimit të topit me dy duar, që niset nga gjoksi. Topi mbahet para,në lartësi të gjoksit, me bërrylat e pozicionuar afër trupit. Shuplakat e duarvevendosen anash topit, ndërsa këmbët vendosen diagonal. Kur pasojmë, duartshtrihen përpara dhe njëkohësisht bëhet një hap para me njërën këmbë.Pranimi dhe pasimet e topit në basketbollNjë nga elementet teknike kryesore në basketbollështë pranimi i topit. Për fillestarët është më ipërshtatshëm pranimi i topit me të dyja duart,ndërsa me zhvillimin trupor dhe me rritjen eshkathtësive teknike, pranimi i topit mund të bëhetedhe me një dorë, ndërkohë që tjetra ndihmonmbajtjen e tij. Gjatë demonstrimit të teknikës sëpranimit të topit, nxënësi/ja i zgjat duart përpara në drejtimin e topit, ndërsagishtërinjtë duhet të jenë të hapur, në mënyrë që topi të mbahet sa më mirë.Prekja e parë e topit bëhet me gishtërinj, pastaj bërrylat lakohen dhe topitërhiqet pranë gjoksit, gjë që mundëson ngadalësimin e shpejtësisë së topitdhe mbajtjen e sigurt të tij.

