Page 48 - Demo
P. 48


                                    46Teknika e pasimit me dy duar nga dyshemeja (toka). Në këtë rast, topiduhet të pasohet në drejtim të dyshemesë, me qëllim që të kthehet te lojtaripërballë. Lëvizjet e duarve dhe të këmbëve janë të ngjashme me pasimin medy duar, i cili nis nga gjoksi.Gjuajtja e topit DriblimiDriblimi është një teknikë individuale për bartjen e topit. Në këtë rast, lojtarie përplas topin përtokë me njërën dorë, duke e kaluar herë pas here edhenë tjetrën. Këtë ai mund ta bëjë në vend ose duke lëvizur, çka i mundësontë zhvendoset nëpër fushë. Janë dy lloje driblimesh: i lartë dhe i ulët. Nëdriblimin e lartë, lojtari takon topin që kërcen nga dyshemeja, duke i mbajturgishtat të hapur, parakrahun poshtë dhe gjunjët paksa të thyer. Me krahuntë përkulur, ai e shoqëron topin dhe më pas e shtyn fuqishëm në dysheme,në një kënd të caktuar. Në driblimin e ulët, lojtari i përkul gjunjët edhe mëshumë, duke e manovruar topin me lëvizje të shpeshta të dorës e me njërikthim jo më të lartë se largësia e gjurit nga toka. Gjatë driblimit nuk shihettopi, por partnerët dhe kundërshtarët, me qëllim gjuajtjen e tij në kosh.Karakteristikë e basketbollit është shënimi isa më shumë pikëve gjatëlojës. Për të realizuar sa më shumë pikë, nxënësit duhet të përsosinteknikën e gjuajtjes së topit në kosh. Gjuajtja e topit në kosh ështëelement teknik që përdoret në finalizimin e aksionit dhe përcaktonrezultatin e lojës në një moment të caktuar. Dallojmë dy llojegjuajtjesh në kosh: gjuajtja me kërcim dhe gjuajtja nga vendi. Pasqëndrimit bazik, pëllëmba e djathtë vendoset mbi top, bërryli afrohetme trupin, ndërsa shikimi drejt rrethit të koshit. Me dorën e majtëmbajmë dhe kontrollojmë drejtimin e gjuajtjes. Gjuajtja realizohetme një dorë në këtë pozicion (me dorën e djathtë), duke e ngriturafër kokës dhe duke kontrolluar topin me majat e gishtërinjve. Nëmomentin e hedhjes së topit, forca mbështetëse fillon nga këmbët,dora e majtë tërhiqet, ndërsa me të djathtën topi drejtohet nga koshi.Gjatë këtij momenti, lëvizja e pëllëmbës është para dhe poshtë, kugishti tregues duhet të jetë i fundit që shkëputet nga topi.
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52