Page 49 - Demo
P. 49
47ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Dyhapëshi në basketbollKontrolloni njohuritë1. Përshkruani disa rregulla elementare të basketbollit.2. Sa lloje qëndrimesh përdoren gjatë lojës së basketbollit?3. Përshkruani mënyrën e mbajtjes dhe të pranimit të topit.4. Për çfarë shërben pasimi i topit dhe cilat janë llojet e pasimeve?5. Për çfarë shërben driblimi i topit dhe cilat janë llojet e tij?6. Si realizohet dyhapëshi në basketboll?Zgjeroni njohuritë • Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) është shoqatë e aleatëve kombëtarë të basketbollit, të cilët udhëheqin basketbollin ndërkombëtar. Ajo u themelua më 18 qershor të vitit 1932, në Gjenevë. Në atë kohë, organizata përbëhej vetëm nga lojtarë amatorë prej nga mori dhe emrin, i cili rrjedh nga frëngjishtja, FIBA (Fédération Internationale de Basketball Amateur). Në Amerikë, lojtarët profesionalë ndjekin rregullat e NBA-së (National Federation Association), të cilat janë të ndryshme nga ato të FIBA-s.Veprimtari1. Zhvilloni një ndeshje midis klasave, me qëllim zhvillimin e shkathtësive dhe realizimin e elementeve teknike të mësuara. 2. Identifikoni klubet dhe shkollat e basketbollit që gjenden në qytetin tuaj.3. Cilët janë lojtarët e ekipit të Republikës së Kosovës? Cili është më i njohuri në historinë e skuadrës?Një nga rregullat e lojëssë basketbollitështë që lojtari ka të drejtë të bëjëvetëm dy hapa me topin në dorë.Zakonisht, dyhapëshi kryhet gjatëgjuajtjes së topit në kosh ose gjatëpasimit nga shoku iskuadrës. Realizimii dyhapëshit arrihet në këtë mënyrë:pas pranimit të topit, pason kërcimime njërën këmbë (hapi i parë), pastajme këmbën tjetër (hapi i dytë);kërcimi i dytë duhet të jetë më i lartëse i pari dhe kur trupi arrin pikën mëtë lartë, lojtari lëshon topin që e mbannë dorën e zgjatur.

