Page 50 - Demo
P. 50


                                    48LOJA E VOLEJBOLLITfushë, rrjetë, set,pikë, qëndrim, lëvizje,pozitë, gishtërinj,“çekan”, shërbim.Fjalë kyçe:5.7Volejbolli është një ndër sportet më të pëlqyera si për nxënësit, ashtu edhepër qytetarët, sepse është një lojë shumë tërheqëse dhe mund të zhvillohetnë vende të ndryshme. Volejbolli luhet mes dy skuadrave, ndaj themi seështë sport kolektiv. Fusha ku zhvillohet kjo lojë është e ndarë nga një rrjetë.Qëllimi i lojës është që pastri takimeve, topi të dërgohet në fushën e skuadrëskundërshtare, duke prekur dyshemenë (tokën) dhe të mos bjerë në fushëntonë. Suksesi i skuadrës për ta fituar lojën, varet nga angazhimi i çdo lojtari.E veçanta e këtij sporti është se lojtarët e ekipeve kundërshtare nuk kanëkontakt fizik me njëri-tjetrin, për shkak të rrjetës që i ndan.Rregullat elementareMadhësia e fushës. Fusha e volejbollit është 18 metra e gjatëdhe 9 metra e gjerë. Ajo kufizohet me dy vija anësore dhe vijatfundore. Vija e mesit e ndan fushën në dy pjesë të barabarta (9 x9) dhe mbi këtë vijë vendoset rrjeta e fushës. Në të dyja pjesët efushës është e shënuar vija e sulmit, e cila shtrihet në distancën3 metra nga vija e mesit të fushës (ndryshe quhet zona e parë).Rrjeta është një 1 metër e gjerë dhe 9,50-10 metra e gjatë, eformuar nga katrorë të vegjël nga 10 cm secili. Ajo vendosetvertikalisht mbi vijën e mesit të fushës në dy shtylla anësore dhelartësia për meshkuj është 2,43 m, ndërsa për femra 2,24 m.Volejbolli mund të zgjasë deri në 5 sete. Skuadra fituese është ajoqë merr tri sete. Ekipi që arrin të marrë i pari 25 pikë, me dy pikëdiferencë nga kundërshtari, konsiderohet fitues i setit (përveçsetit të pestë). Në rast se rezultati është 24-24, seti zgjat deri në26 pikë. Kur të dyja skuadrat kanë fituar nga 2 sete, seti i pestëzhvillohet minimumi deri në 15 pikë dhe fitohet vetëm nëse njëra skuadër kaminimumi dy pikë diferencë nga kundërshtari.Përbërja e skuadrës. Një skuadër luan me gjashtë lojtarë, ndërsa rezervëmund të jenë 6 ose më shumë. Në vitin 1998, u vendos lojtari “libero”. Kylojtar vesh uniformë me ngjyra të ndryshme nga pjesa tjetër e ekipit dhemund të zëvendësojë në prapavijë çdo lojtar të ekipit. Ai luan një rol kryesorpër ekipin në pritjen e shërbimit dhe në mbrojtje. Volejbolli, veç elementeve teknike me top, ka edhe elementet teknike patop, të cilat janë shumë të rëndësishme për realizimin e elementeve teknikotaktike me top.Elementet teknike pa top janë:Qëndrimet volejbollistike: qëndrimi paralel dhe diagonal.Pozitat volejbollistike: pozita e lartë, e mesme dhe e ulët volejbollistike.Lëvizjet e lojtarëve në fushë: para, mbrapa, anash, me rrëshqitje dhe kërcimet.Elementet teknike me top janë:pasimi i topit me dy duar nga lart me gishtërinj;pasimi i topit me dy duar nga poshtë me “çekan”;shërbimi shkollor (shërbimi nga poshtë).Pasimi i topit me të dyja duart nga lart (me gishtërinj) është një nga elementet
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54