Page 51 - Demo
P. 51


                                    49ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Kontrolloni njohuritë1. Cilat janë përmasat e fushës së volejbollit?2. Sa e lartë është rrjeta e fushës për meshkuj? Po për femra?3. Sa sete ka loja dhe sa pikë nevojiten për të fituar një set?4. Cilat janë lëvizjet teknike pa top?5. Emërtoni qëndrimet dhe lëvizjet e nxënësve gjatë lojës së volejbollit.6. Renditni elementet teknike me top.7. Në cilat situata përdoret më së shumti “çekani” dhe si realizohet ai?Zgjeroni njohuritë • Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) u themelua në prill të vitit 1947 dhe në të morën pjesë përfaqësuestë 14 vendeve (Belgjikë, Brazil, ish-Çekosllovaki, Egjipt,  Francë, Holandë, Hungari, Itali , Poloni, Portugali, Rumani, Uruguai, SHBA dhe  ish-Jugosllavi). Takimi u mbajt në Paris.• Në Kosovë, volejbolli nisi të luhej në vitin 1936, në gjimnazet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës,si dhe në shoqëritë e “Sokoleve”. Më 24-28 tetor të vitit 1948, në Prishtinë u organizuakampionati i parë në volejboll me gjashtë ekipe. Më 20 mars 1949, u mbajt KuvendiThemeluesi Këshillit të Volejbollit për Kosovën. Më 31 janar të vitit 1951, në Kosovëfunksiononin 9 seksione dhe një klub volejbolli. Kampionati i parë më i madh në Kosovëu mbajt në vitin 1956. Në të morën pjesë 22 ekipe.teknike kryesore në volejboll dhe përdoret shpesh gjatë lojës. Realizimi isaktë i kësaj teknike kërkon që nxënësit të ushtrohen shpesh.Ky lloj pasimi ka saktësi në dërgimin e topit te lojtarët e tjerë. Duhet të bëhetme mollëzat e të gjithë gishtërinjve. Gjatë pasimit të topit, rolaktiv kanë gishti i madh, gishti tregues dhe gishti i mesëm, ndërsagishtërinjtë e tjerë ndihmojnë në pasimin dhe drejtimin e topit.Ka disa mënyra pasimi:Pasimi i topit para-lart, me një dorë me gishtërinj.Pasimi i topit mbrapa kokës, me gishtërinj.Pasimi i topit anash, me gishtërinj.Pasimi i topit në kërcim, me gishtërinj.Pasimi i topit me rënie mbrapa, me gishtërinj.Pasimi me rënie anash, me gishtërinj.Pasimi i topit me dy duar nga poshtë “çekan”. Ky është një element shumëi rëndësishëm dhe përdoret më së shumti në fazën e mbrojtjes, kur topigoditet nga kundërshtari. Lojtarëve u shërben për pritjen e topave të shpejtëdhe që janë në lartësi të ulët. Zakonisht, ky lloj pasimi shërben për ngritjene topit lart dhe për pasimin te lojtarët e tjerë. Gjatë përdorimit të teknikës“çekan”, krahët duhet të jenë të shtrirë drejt dhe afër njëri-tjetrit. Njëra dorëe mbledh tjetrën dhe gishtërinjtë e mëdhenj bashkohen. Lojtari duhet tëqëndrojë pak i përkulur.Shërbimi është një nga elementet teknike me të cilin loja nis dhe rifillon pasçdo pike të fituar nga skuadra. Në lojë aplikohen shërbime të ndryshme. Aiqë kryen shërbimin duhet të jetë i vendosur dhe i përqendruar, në mënyrëqë të ketë sukses në ekzekutimin e tij. Në përgjithësi, në shërbim, këmbëtvendosen në pozicion në formë V ose L. Topi goditet me mesin e dorës, mekrahun më të fortë.Shërbimi shkollor është një element teknik i thjeshtë për t’u ekzekutuar, ndajquhet i tillë. Ai kryet nga poshtë (ballor dhe anash).Lloje shërbimesh të tjera:- Shërbimet nga lart (nga vendi, në lëvizje dhe me kërcim).- Shërbimi tenis, shërbimi harkor, shërbimi valëvitës, shërbimi me kërcim.Veprimtari1. Përcaktoni njëorë gjatë ditës dheushtroni elementetteknike të mësuara nëvolejboll, sepse vetëmnëpërmjet përsëritjessë vazhdueshmemund të arrinisukses.2. Identifikoni klubet,shkollat e volejbollitqë gjenden në qytetintuaj dhe vendin ku izhvillojnë aktivitetete tyre.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55