Page 52 - Demo
P. 52
50LOJA E HENDBOLLITfushë, zonë, portë,pasim, udhëheqje,trehapësh.Fjalë kyçe:5.8Hendbolli është një sport interesant dhe karakteristikë e tij është shënimi igolit me dorë. Për ta realizuar lojën me sukses, nxënësit duhet t’i zhvillojnëlëvizjet e tyre pa top, ndërsa elementet teknike me top. Ata duhet të kenëbashkëpunim shumë të mirë me shokët e skuadrës, sepse ky është një sportkolektiv. Si të gjitha sportet, hendbolli ka rregullat e tij.Kjo lojë luhet ndërmjet dy skuadrave, ku secila ka 7 lojtarë (6 lojtarë dheportieri). Hendbolli është i ngjashëm me futbollin, por në vend të këmbëvelojtarët përdorin duart për ta qarkulluar topin. Fusha ka përmasa 40m x 20m.Vija e zonës së gjuajtjes prej 6 metrash,është vija më e rëndësishme. Gjatëzhvillimit të lojës, lojtarët e njërit ekipqëndrojnë jashtë 6-metërshit, dukembrojtur portën, kurse ekipi tjetërqarkullon topin jashtë 9-metërshit,për të sulmuar. Brenda 6-metërshit katë drejtë të qëndrojë vetëm portieri.Kur një lojtar, gjatë përpjekjes për tëgjuajtur, pengohet nga mbrojtësit mekontakt fizik, atëherë jepet penallti.Penalltia gjuhet nga një distancë prej 7metrash. Lojtari mund ta mbajë topinme të dyja duart, por jo më gjatë se 3 sekonda, kurse gjatë organizimit tësulmit, ai nuk ka të drejtë të bëjë më tepër se 3 hapa, duke mbajtur topin metë dyja duart. Hendbolli luhet në dy pjesë me nga 30 minuta. Gjatë garaveeliminuese, nëse një ndeshje përfundon barazim, atëherë vazhdon edheme dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse rezultati mbetet i barabartë, atëherështohen edhe dy pjesë të tjera me nga 5 minuta. Nëserezultati mbetet përsëri barazim, atëherë jepen penalltitë(7-metërshat). Secilit ekip i takon të bëjë 5 gjuajtje, tëcilat vazhdojnë derisa shpallet fituesi.Loja ehendbollit karakterizohetnga lëvizjetthemeloremedhe pa top, nëpërmjet të cilave zhvillohen shkathtësitë enxënësve. Qëndrimet dhe lëvizjet themelore pa top janë:qëndrimi paralel dhe qëndrimi diagonal, lëvizjet para,anash, mbrapa dhe kërcimet.Përveç lëvizjeve pa top, ekzistojnë edhe elementetteknike me top, nëpërmjet të cilave nxënësit arrijnë tëluajnë hendboll.Disa elemente teknike në hendbollKapja e lartë e topit. Qëndroni me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave.Zgjatni bërrylat e përkulur lehtë në lartësinë e gjoksit. Kapja e topit me duarbëhet në formën e zemrës, që krijohet nga gishtat e mëdhenj dhe tregues.Gishtat e tjerë hapen dhe mbështjellin topin.

