Page 53 - Demo
P. 53


                                    51ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Kontrolloni njohuritë1. Cilat janëelementet teknikeme top dhe ato patop?2. Emërtoni njëelement teknik dhepërshkruani fazat erealizimit të tij.Veprimtari1. Situatë e sugjeruar: Në klasën tuaj keni një shok ose shoqe me aftësi të kufizuara fizike.Ndaheni në dy skuadra duke përzgjedhur lojtarët që doni. Skuadrat janë gati për lojë, porshokun ose shoqen në karrocë nuk e keni përfshirë, çka e ka mërzitur pa masë. Mësuesi/januk e fillon lojën,sepse pret një reagim nga ana juaj. Si do të vepronit në këtë situatë?Pasimi i sipërm. Ky lloj pasimi duhet të jetë isaktë dhe ishpejtë. Qëndroni mekëmbët të hapura sa gjerësia e shpatullave, anash, me drejtim objektivin dheme peshën në këmbën e pasme. Krahu i hedhjes mbahet lart dhe kthehetprapa kokës në një kënd 90°, krahu tjetër, drejt objektivit.Kapja e ulët. Qëndroni me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave,përballë drejtimit të topit. Pasi merrni topin nga lojtari i skuadrës, kapenitopin me dy duar dhe afrojeni në gjoks për ta mbrojtur nga kundërshtari.Trehapëshi është një nga elementet teknike që përdoret në fazën esulmit, ku qëllimi kryesor është goditja në portë. Fazat për realizimin e trehapëshit: Nxënësit që e mbajnë topin me dorën e djathtë, hapin e parëduhet ta hedhin me këmbën e majtë, hapin e dytë me të djathtën, ndërsahapin e tretë duhet ta shoqërojnë me kërcim maksimal, i cili bëhet mekëmbën e majtë. Nxënësit që e mbajnë topin me dorën e majtë, bëjnë tëanasjelltën.Gjuajtje me kërcim Gjuajtja me kërcim vertikal bëhet me fuqi dhe shpejtësi në portën ekundërshtarit. Qëndrohet fillimisht me gjunjë të përkulur, pastaj duke ishtrirë, kalohet nga kërcimi i ulët në atë të lartë. Krahu shtrihet në bërryldhe shpatull, duke drejtuar krahun nga objektivi. Lëshojeni topin në pikënmë të lartë të kërcimit, përpara kokës. Ruani ekuilibringjatë rënies me gjunjë të përkulur.Pasimi i topit në hendbollHendbolli karakterizohet nga pasimet e shpejta dhe mesaktësi. Për nxënësit është shumë e rëndësishme që tëzhvillojnë shkathtësitë e tyre në realizimin e pasimeve nëhendboll.Gjatëpasimittë topit,dora, e cila është embledhurnë bërryl dhe ngrihet lart prapa, nistë lëvizë përpara. Topit ijapim me shputën e dorës drejtimin që duam.Udhëheqja e topit në hendbollPër të lëvizur së bashku me top nga një vend në tjetrin, mund të përdoretteknika e udhëheqjes së topit. Udhëheqja përdoret gjatë kundërsulmitindividual dhe në situata të tjera të lojës. Topi udhëhiqet para trupit,lëvizja e dorës është nga lart-poshtë dhe bën shtytjen e topit përpara.Teknika e driblimitShkathtësitë e mira të driblimit i mundësojnë lojtarit të mbajë kontrollin etopit dhe të kalojë mbrojtjen. Qëndroni me këmbët të hapura sa gjerësia eshpatullave. Gjunjët pak të përkulur dhe shpinën të zgjatur para. Shtyjenitopin me majat e gishtave. Topi driblohet në nivelin e belit, duke e goditurme majat e gishtave.
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57