Page 54 - Demo
P. 54


                                    52LOJA E FUTBOLLITfushë, zonë, portë,pasim, udhëheqje,trehapësh.Fjalë kyçe:5.9Rregullat e lojësFutbolli është një nga sportet kolektive më të njohura dhe më të dashura nëbotë. Interesimi i të gjitha moshave për t’u marrë me këtë sport është shumëi madh. Le të njihemi shkurtimisht me disa nga elementet dhe rregullat ekësaj loje:Ndeshja luhet nga dy skuadra me nga njëmbëdhjetë lojtarë secila; njëri ështëportieri. Në garat zyrtare nuk mund të zëvendësohen më shumë se pesëlojtarë. Një lojtar nuk duhet të përdorë pajime apo veshje që mund të jenëtë rrezikshme. Të gjitha llojet e stolive (varëset, unazat, vathët etj.) janë tëndaluara dhe duhen hequr. Dy skuadrat duhet të veshin uniforma me ngjyra,të cilat i dallojnë ato nga njëra-tjetra. Çdo ndeshje kontrollohet nga gjyqtarikryesor (arbitri), i cili ka autoritetin e plotë për të zbatuar rregullat e lojës nëlidhje me ndeshjen dhe gjyqtarët ndihmës anësorë.Ndeshja zhvillohet në dy pjesë, të cilat zgjasin nga 45 minuta. Lojtarët kanë tëdrejtën të bëjnë pushim midis dy pjesëve të lojës, i cili nuk duhet të jetë më igjatë se 15 minuta.Shkelmimi i topit nga mesi i fushës(goditja fillestare) është mënyra e fillimit tëdy pjesëve të lojës, dy pjesëve të lojës në kohën shtesë dhe e rifillimit të lojëspasi është shënuar goli. Topi është jashtë loje kur e ka kaluar plotësisht vijënfundore apo vijën anësore, qoftë duke qenë në tokë apo në ajër, dhe kur lojaështë ndalur nga gjyqtari (arbitri).Shënimi i golit. Themi që është shënuargol, kur topi kalon vijën fatale, e cilashtrihet midis dy shtyllave pingule dhe nënshtyllën horizontale, me kusht që asnjënga rregullat e lojës nuk është shkelur ngaskuadra që shënon golin.Goditja e lirë direkte ose indirekte jepetnëse një lojtar kryen një faull, që mundtë jetë: një nga lojtarët sulmon fizikishtlojtarin kundërshtar; kërcen sipër tij;parandalon portierin të lëshojë topin ngaduart; pengon kundërshtarin; kur lojtariprek topin me dorë. Kur faulli ndodhbrenda zonës 16 metra, jepet penallti ngaarbitri.Goditja nga këndi. Kjo goditje jepet nërastin kur topi kalon vijën fundore, në tokëapo në ajër, me kusht që të jetë prekur përherë të fundit nga një lojtar iskuadrës mbrojtëse dhe mostë jetë shënuar gol.Në rivënien anësore, topi duhet të hidhet me të dyja duart.
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58