Page 55 - Demo
P. 55


                                    53ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Kontrolloni njohuritë1. Cilat janë përmasat e fushës dhe të portave të futsallit? 2. Përshkruani përbërjen e skuadrës dhe kohëzgjatjen e kësaj loje.3. Cilat janë elementet teknike të lojës? 4. Cili është dallimi ndërmjet futbollit të sallës dhe futbollit që luhet në fushë?Veprimtari1. Përcaktoni njëorë gjatë ditës dheushtroni elementetteknike të mësuaranë futsall, sepsevetëm nëpërmjetpërsëritjessëvazhdueshme mundtë arrinisukses.2. Formoni një grupme shokët dheshoqet e klasës dhehartoni një planjavor për t’i realizuarushtrimetsë bashku.3. Diskutoni me njëritjetrin në klasë përelementet teknike tëfutsallit. A ju dukeninteresante ato?Përse?Futsalli dhe elementet teknike të tijFutsall quhet futbolli që luhet në salla tëmbyllura.Futsalli luhet midis dy skuadrave me nga pesëlojtarë secila, ku njëri prej tyre është portieri.Ndeshjet në sallë zhvillohen në dy pjesë, tëcilat zgjasin nga 20 minuta. Sa herë që topi deljashtë, matësi i minutave ndalet dhe loja nis ngae para.Skuadrat kanë të drejtë që në çdo periudhë tëbëjnë një minutë pushim. Fusha e lojës ështëe gjatë 40 metra dhe e gjerë 20 metra. Portaështë 3 metra e gjerë dhe 2 metra e lartë.Në futsall ekzistojnë dy forma të lëvizjeve:lëvizjet pa top dhe lëvizjet me top. Lëvizjetpa top janë ecjet, vrapimet në drejtime të ndryshme, lëvizjet mashtruese, kërcimet etj. Elementet teknike të kësaj loje janë si më poshtë:- 	Goditja e topit me pjesën e brendshme tëkëmbës; me pjesën e jashtme të këmbës;me pjesë të ndryshme të trinës, me pjesën epasme të këmbës (me thembër).- 	Goditja e topit me kokë: me kërcim dhe ngavendi.- 	Kontrolli ose stopimi i topit bëhet me këmbë,me gjunjë, me gjoks, me kokë.- 	Udhëheqja (driblimi i topit) është njëelement teknik shumë i rëndësishëm, sepsepërdoret gjithmonë në lojën e futsallit. Ajomund të kryhet me njërën këmbë ose me tëdyja, me pjesë të ndryshme të këmbës; ecje me topin me hap, ecje meshpejtësi (sprint).- 	Lëvizja mashtruese ose driblimi i kundërshtarit bëhet me ose pa top.- 	Marrja e topit nga kundërshtari mund të bëhet nga përpara, anash,mbrapa dhe me rrëshqitje.- 	Teknika e lojës së portierit. Elementi më i vështirë i teknikës sëportierëve është plonzhoni. Portieri e kap topin nga vendi, me kërcimose e grushton atë. Ai e hedh topin me një dorë sipër shpatullave dheme një dorë nga poshtë ose me të dyja duart, ose e godet me këmbë.Kapiteni i skuadrës nuk ka status apo privilegje të veçanta, por ka shkallë mëtë lartë të përgjegjësisë për sjelljet e skuadrës.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59