Page 56 - Demo
P. 56
54Gjimnastika dhe zhvillimi harmonik i trupitgjimnastikë,histori e lashtë,qëndrueshmëri,shkathtësi,fleksibilitet, orientim,mjete gjimnastikore.Fjalë kyçe: Pse duhet të merreni me gjimnastikëGjimnastika është sport individual dhe sport olimpik. Ajo ndihmon nëzhvillimin e disa aftësive fizike te fëmijët si: kontrolli i trupit, koordinimi dheforca. Përpos zhvillimit të aftësive fizike, gjimnastika i ndihmon fëmijët që tëkrijojnë vetëbesim përmes krijimtarisë dhe performancës.Disa nga përfitimet që vijnë prej gjimnastikës:- Ju ndihmon në krijimin e disa zakoneve të dobishme, siç janë kujdesi përhigjienën dhe mbajtja e trupit drejt.- Ju bën më të matur dhe dëgjues më të mirë, duke ndjekur udhëzimet dheduke shprehur hapur mendimet që keni.- Nëpërmjet gjimnastikës mësoni të respektoni njëri-tjetrin, të punoni nëekip, të festoni fitoret tuaja, por edhe të të tjerëve.- Ju ndihmon për të rritur besimin te vetja.- Ju ndërgjegjëson për vlerat tuaja.Si çdo sport tjetër, edhe në gjimnastikë, veshja ështëspecifike, me pupat dhe kostumin përkatës. Ora egjimnastikës fillon me ngrohjen, e cila është një pjesëe rëndësishme e mësimit për t’u ruajtur nga dëmtimet.Fillimisht kryhen një sërë ushtrimesh për të gjithë trupin,duke nisur me rrethrrotullime të nyjave, pastaj me ushtrimepër gjymtyrët. Faza tjetër është kryerja e ushtrimeve tëelasticitetit dhe stretching-u. Më pas bëhen disa kërcimeme secilën këmbë dhe kthime 90o majtas dhe djathtas, nëvend e në ecje. Rrotullimet 180o majtas dhe djathtas, nëvend e në ecje, në lartësi dhe në sipërfaqe të ndryshmejanë ideale për rritjen e orientimit dhe ekuilibrit. Kërcimetme hedhje të këmbës para, prapa, anash, si dhe vrapimetme hapje sparkatë me shtytje, janë gjithashtu të dobishmepër edukimin e kërcyeshmërisë dhe qëndrueshmërisë.Për ta bërë edhe më argëtuese orën e gjimnastikës,mund të vihet muzikë në sfond. Pas ngrohjes me këtolëvizje themelore, mund të kalohet në fazën e mësimit tëelementeve gjimnastikore, kombinimeve dhe cirkuidevegjimnastikore.Gjimnastika përmbledh të gjitha lëvizjet që kryhen me trupinnë tokë e në vegla, me mjete dhe pa mjete, në pozicione tëndryshme të trupit: të mbështjellë, të palosur dhe të shtrirë.Gjimnastika garuese ndahet në tri kategori: gjimnastikë artistike për femra,gjimnastikë artistike për meshkuj dhe gjimnastikë ritmike për femra. Nëgjimnastikën artistike për meshkuj, garat zhvillohen në 6 vegla (ushtrime tëlira në tapet gjimnastikor; hekur; paralele; kalë me doreza; unaza; kërcimkali), ndërsa në gjimnastikën artistike për femra, gara zhvillohet në katër vegla(ushtrime të lira në tapet gjimnastikor; paralele e shkallëzuar; tra ekuilibri;kërcim kali).5.10

