Page 59 - Demo
P. 59


                                    57ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Kërcimet përfshijnë kërcimin së gjati, së larti,me shkop, trehapësh, që zhvillojnë kryesishtkërcyeshmërinë. Ato kërkojnë vrapim të shpejtëdhe rrahje të fortë. Kërcimet përfshijnë këtofaza: vrapim; rrahje; fluturim; rënie.Kontrolloni njohuritë1. Ku e ka zanafillën atletika?2. Cilat gara përfshin disiplina e atletikës?3. Cilat janë të përbashkëtat e vrapimeve?4. Cilat janë të përbashkëtat e kërcimeve?5. Cilat janë të përbashkëtat e hedhjeve?6. Çfarë zhvillon sporti i atletikës?Veprimtari1. Bëni një anketim mbi pjesëmarrjen në sportin e atletikës. Pyesni shokët/shoqet eklasës se me cilin sport ose lloj atletike merren. Njohuritë matematikore do t’jundihmojnë të gjeni se sa për qind e nxënësve të klasës suaj merren me sporte dheveçanërisht me atletikë. Nxirrni përfundimet dhe diskutoni së bashku.2. Krijoni një album me titull “Një komb-një zemër”, me fotografi të sportistëve tënjohur olimpikë të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare.Zgjeroni njohuritë Hulumtoni në internet rreth historikut të pjesëmarrjes së Kosovës në OlimpiadatVerore dhe Dimërore.Hedhjet janë garat më të vjetra në atletikë. Në kohëte sotme kryhet hedhja e gjyles, e diskut, e shtizësdhe e çekiçit. Disa nga këto gara atletike aplikohennë shkolla me rregullat dhe specifikat e tyre për t’urealizuar.Fazat e hedhjeve janë: mbajtja e veglës; përgatitja e vrullit; shpërthimi përfundimtar dhe lëshimi i veglës.Në të gjitha garat, përveç teknikës, ka rëndësi edhefrymëmarrja. Trajnerët dhemësuesit e Edukatës fizike,paralelisht me anën teknike, ju mësojnë si të merrnifrymë dhe si ta nxirrni, si të sinkronizoni lëvizjet, si tëmbani pozicionin e trupit, si të rrihni fort në pedanë,këmbën luhatëse, këmbën shtytëse etj.
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63