Page 62 - Demo
P. 62
60Kontrolloni njohuritë1. Kur datojnë Lojërat e para Olimpike antike? Po ato moderne?2. Renditni simbolet olimpike dhe sqaroni kuptimin e tyre.Veprimtaria. Krijoni historikun e pjesëmarrjes së lojtarëve olimpikë nga Kosova dhe trojet e tjerashqiptare në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.b. Krijoni një listë me lojërat që do të dëshironit t’i zhvillonit në Javën OlimpikeShkollore. Diskutoni me mësuesin/en rreth listës që krijuat.c. Ndahuni në dy skuadra dhe krijoni secila një pyetësor të shkurtër rreth olimpizmit,për t’ia paraqitur skuadrës tjetër. Bëni garë të ndershme dhe nxirrni skuadrën fituese.Zgjeroni njohuritë Një histori shqiptare që na bën krenarë: Të harruara për më shumë se 1500 vjet,Lojërat Antike Olimpike u rikthyen nga filantropi shqiptar, Vangjel Zhapa.Hulumtoni në internet rreth këtij fakti.Loja e drejtë (fair play) është thelbi i aktivitetit sportiv dhe i vetë jetës.Konkurrenca e ndershme: Nuk mjafton fitorja për të shijuar frytet e suksesit.Triumfi duhet të arrihet me mjete të drejta, ndershmëri dhe lojë të drejtë.Respektimi i rregullave: Për çdo sportist,zbatimi irregullave të shkruara ështëi detyrueshëm, por respektimi i atyre tëpashkruara është domosdoshmëri. Loja edrejtë kërkon respekt për kundërshtarët,lojtarët e tjerë, gjyqtarët dhe tifozët.Cilësia e konkurrimit: Konkursi në kushtetë barabarta është thelbësor në sportdhe mënyra e vetme që performancat tëmaten siç duhet.Sporti i pastër (pa doping): Nëse mashtrohet vetja duke marrë drogë osestimulues, sporti e humb kuptimin e tij.Kushdo që e bën këtë, nuk bën lojë tëdrejtë dhe penalizohet.Solidariteti: Mbështetja e njëri-tjetrit,ndarja e gëzimit, fitores, synimeve dheëndrrave, sjell sukses brenda dhe jashtëfushës.Toleranca dhe vetëkontrolli: Gatishmëria përtë pranuarsjelljen ose vendimete gjyqtarit, edhe pse nuk pajtohesh me të, tregon qytetari. Në fund të fundit,një është fituesi.Kujdesi: Kampionët e vërtetë kujdesen për njëri-tjetrin, pasi e dinë që kanëarritur aty ku janë edhe falë kujdesit të të tjerëve.Përsosmëria: Sporti na angazhon në një përpjekje kolektive për të arriturpërsosmërinë njerëzore.Loja e drejtë

