Page 63 - Demo
P. 63


                                    61NJOHURIPLOTËSUESENJOHURI PLOTËSUESESporte dhe disiplina që përfshihen në programin e shkollës:AtletikaGjimnastikaSportiështë një veprimtari, nëpërmjetsë cilës njerëzit argëtohen dhe zhvillojnë aftësitëmendore e fizike,të cilat përpiqen t’i ushtrojnë dhe t’i përmirësojnë vazhdimisht. Historikisht, ashtu si çdo veprimtaritjetër shoqërore, edhe sporti, me kalimin e shekujve ka pësuar ndryshime dhe është zhvilluar në varësitë kulturave të ndryshme.Vrapimi, kërcimi, gjuajtja dhe hedhja janë lëvizje natyrore të njeriut. Pikërisht në këto gara atletike, dotë merrni pjesë gjatë vitit shkollor. Atletika e lehtë është pjesa kryesore e lojërave olimpike dhe bazae edukatës fizike dhe mendore, madje edhe për arritje të mira në sporte të tjera. Garat e atletikës së lehtë zhvillohen sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës së Lehtë (IAAF) dhe janë tëkombinuara me vendimet e shoqatave profesioniste kombëtare.1. Vrapimet e shpejtësisë zhvillojnë qarkullimin e gjakut dhe sistemin e frymëmarrjes, cilësinë eshpejtësisë dhe aftësinë e reagimit.• Vrapimi i shpejtë 60 m ka si pjesë përbërëse: startin, përshpejtimin e nisjes, vrapimin në distancë,mbërritjen.• Vrapimi i qëndrueshmërisë 600-800 m zhvillon rezistencën, sistemet energjetike, koordinimin egjymtyrëve, vullnetindhekëmbënguljen.Ritmi i vrapimitdhefrymëmarrjajanëshumëtërëndësishme.2. Kërcimet në përgjithësi zhvillojnë kërcyeshmërinë, forcën rrahëse, ekuilibrin dhe orientimin.Tregoni kujdes në kthimin e shpejtësisë horizontale në vertikale gjatë vrapimit të përshpejtuar dhe rrahjes së fortë.• Kërcimi së larti – stil “gërshërë” ka disa faza: vrullin, rrahjen, fluturimin, rënien.Në këtë garë, këmba luhatëse duhet sa më pranë stekës.• Kërcimisë larti– stil “trupi në hark” (me shpinë) kërkon kujdes:frekuenca e hapitrritet vazhdimisht;lëvizja aktive e këmbëssë djathtë në hapin e parafundit, trupi anohet nga brenda, pastaj harkohetmbi stekë. Fazat e këtij kërcimi janë: vrulli, rrahja, fluturimi, rënia.1. Gjimnastika artistike përmbledh elemente të ndryshme gjimnastikore, si: tra ekuilibri, kaluç,paralele, hekur, unaza, tapeti i ushtrimeve të lira. Elementet e saj akrobatike janë:• Kapërcimet para-prapa mbi duar janë elementet dinamike bazë të akrobacisë. Kryhen me trupinsa më të mbledhur, duart vendosen në tokë sa gjerësia e shpatullave, koka vendoset midis duarvenë pjesën e prapme të saj.• Vertikalja mbi duar mësohet pas aftësimit në vertikalen mbi shpatulla dhe është element statikbazë i akrobacisë, që ndihmon në ushtrimet në vegla, si: paralele, hekur gjimnastikor, unaza, traekuilibri etj. Duart vendosen sa gjerësia e shpatullave, trupi mbahet drejt, pa hark e palosje, ishtrënguar fort, koka përkulet pak prapa.• Rrotullimi anash mbi duar është element akrobatik dinamik dhe ekzekutohet nga e majta osenga e djathta, nga vendi apo me 2-3 hapa vrull. Kryhet me shtytjen e njërës këmbë dhe luhatjene tjetrës, vendosjen e njëpasnjëshme të duarve në drejtim të këmbës shtytëse, duke kaluarnëpërmjet vertikales me këmbë të hapura.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67