Page 64 - Demo
P. 64
622. Gjimnastika ritmike përfshin ushtrime me mjete gjimnastikore, si: fjongo,rrathë, shishe, top, litar. Ajo kombinon baletin, vallen dhe gjimnastikën nëkompozime që kryhen në ritmin e muzikës në tapetin gjimnastikor.Kjo gjimnastikë zhvillon elasticitetin, koordinimin dhe saktësinë, shprehorigjinalitetin, elegancën, finesën e stilin personal.Mundja është sport luftarak, në të cilin marrin pjesë dy sportistë tësë njëjtës gjini. Ndër mundësit e njohurshqiptarë përmenden: IslamIslamaj, Vilson Ndregjoni, Egzon Shala, Shaban Sejdiu etj. Mundjaështë një ndër ndeshjet më të vjetra në historinë e njerëzimit, qënë Lojërat Antike Greke. Rregullat e saj kontrollohen nga një gjyqtarsportiv. Qëllimi i saj është që kundërshtari i mundur të pranojëvetvetiu shtrirjen përtokë. Veprimi i thjeshtë i mundjes: në përleshjee sipër, njëri përpiqet të kapë tjetrin nga beli, ndërsa tjetri ta kapënga këmbët.Në trojet shqiptare, mundja zhvillohej edhe si garë argëtuese nëpërfesta të ndryshme të shoqërisë.Mundësit dhe adhuruesit e tyre në Kosovë mblidhen në klubet emundjes. FMK-ja (Federata e Mundjes e Kosovës), e cila ështëformuar në dhjetor të vitit 1978, në Prishtinë, bën organizimin etakimeve të tyre.Boksi është sport luftarak, i cili zhvillohet ndërmjet dy sportistëve me peshëtë caktuar në ring. Qëllimi i këtij sporti është që boksierët të godasin njëritjetrin gjersa njëri të fitojë (me nokaut ose me pikë) brenda kohëssë caktuar të ndarë në raunde.Legjenda e të gjitha kohërave të këtijsporti luftarak është MuhamedAli.Ndër boksierët më të famshëm shqiptarë njihet Luan Krasniqi.Boksi dhe mundja janë dy sporte të suksesshme në Kosovë. Sportikosovar po ecën me ritme të shpejta. Majlinda Kelmendi, vajzapejane, është shpallur 4 vite rresht xhudistja më e mirë në botë nëtë gjitha kategoritë. Ajo ka fituar 11 medalje të arta, 3 të argjendtadhe 7 të bronzta. Ka arritur rekordin “Guinness” dhe është nderuarnga shteti me titullin “Person me merita të veçanta”. Sukseset earritura në xhudo dhe në karate dëshmojnë talentin e sportistëve tëKosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare. Këtë e tregojnë medaljete fituara kudo që ata janë paraqitur, sidomos në dhjetëvjeçarin efundit.Në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, boksieri Krenar Zenelimori medalje të argjendtë.Sukseset e sportit tonë nuk munguan as më vonë, ku sportistëtsollën medalje nga garat e nivelit të lartë ndërkombëtar:- Distria Krasniqi fitoi në xhudo “Medaljen e Artë” në LojëratOlimpike “Tokio 2020”.- Akil Gjakova fitoi “Medaljen e Artë” në vitin 2021, në KampionatinEuropian të Xhudos që u mbajt në Lisbonë.- Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu u shpallën fituese të“Medaljes së Artë” në xhudo, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.Sporte të ndryshmeShaban SejdiuLuan Krasniqi Majlinda Kelmendi

