Page 65 - Demo
P. 65
63ZHVILLIMI HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE TEMA 5Komiteti Olimpik i Kosovës mori pjesë në tri gara ndërkombëtare: LojëratOlimpike Dimërore “Pekin 2022”, Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” dhe EYOFBanska Bistrica 2022. Në Oran u fituan gjashtë medalje: tri të arta dhe tri tëbronzta.Ndër sportistët e tjerë që përfaqësojnë denjësisht Kosovën në gara tëndryshme olimpike, europiane, mesdhetare etj., përmendim: HerolindNishevci (karate), Donjeta Sadiku (boks), Orges Arifi (karate), Alvin Karaqi(karate), Musa Hajdari (atletikë), Astrit Kryeziu (atletikë), Vijona Kryeziu(atletikë), Urata Rama (shenjëtari), Dasar Xhambazi (not), Flaka Pruthi (not),Atdhe Luzhnica (shigjetari), Edon Shala (mundje), Fortesa Orana (karate) eDrilon Ibrahimi (shenjëtari). Nga sportet kolektive, më i njohur është futbolli,por edhe basketbolli, volejbolli dhe hendbolli po ecin me ritme të shpejta.Fortesa OranaSporti i skive mendohet ta ketë prejardhjen nga vendet skandinave dhedaton prej 4000 vjetësh. Në kohët e hershme, skitë janë përdorur si mjet përtë ecur mbi borë, për të siguruar ushqim etj.Mënyrat e lëvizjes me ski ndahen në disa grupe: ecje, kthime, ngjitje, zbritje,frenime në zbritje, kërcime, dredhime, akrobaci dhe ushtrime. Lloji i dëborësluan rol në rrëshqitje dhe në ecje.Ecja me ski ngjan me ecjen e zakonshme, me dallimin që këmbët lëvizin merrëshqitje. Ashtu si tek ecja normale, lëvizjessë këmbëssë djathtë i përgjigjetdora emajtë dhe e anasjella. Fillestarët fillojnëme ecjet,të cilat janë: hap i njëpasnjëshëm, hap i njëkohshëm,hap i kombinuar.Vrapimi me ski mund të ekzekutohet në terren tërrafshët, të pjerrët dhe shumë të pjerrët. Vrapimindihmohet edhe nga shtytja me shkopinj. Mjetet eskisë janë të posaçme dhe të domosdoshme. Në topërfshihen: skitë, këpucët për ski, shkopinjtë për t’umbajtur, lidhëset, dorezat,syzet (për diell, borë), kapelaetj. Sportistë olimpikë të trojeve shqiptare janë: AlbinKurti, Fiona Rrusta, Erion Tola, Suela Mëhilli. Noti është një sport gare në ujë. Garat në not u bënëtë njohura në shekullin XIX. Qëllimi i garave të notitështë që notuesi të përmirësojë vazhdimisht kohën enotimit ose të sfidojë konkurrentët.Mbajtësi i rekordit botëror dhe olimpik është MajkëllFelps (Michael Phelps) në 400 m.Stilet e notit janë: delfin, shpinë, bretkosë, stil i lirë dhe katërnotim. Ato praktikohen të ndara në 50 m dhe100 m. Fillestarët fillojnë me qëndrimin në ujë duke uhedhur lart e poshtë, vijojnë me qëndrimin e Meduzësduke mësuar futjen e kokës në ujë, rrëshqitjet, lojëradhe gara për koordinimin e lëvizjes së krahëve dhe tëkëmbëve; frymëmarrjen. Pas këtyre parapërgatitjevekalohet në mësimin e notit delfin, shpinë, bretkosë,stili i lirë dhe katërnotim.Majkëll Felps

