Page 66 - Demo
P. 66
64LOJËRAT POPULLORE DHE LËVIZOREORË PRAKTIKELojërat popullore, përveçse argëtojnë, edukojnë vlera e cilësi. Ato janë për tëgjitha moshat dhe trashëgohen brez pas brezi, duke na sjellë edhe elementehistorike.Loja organizohet me rregulla të thjeshta, si një tërësi veprimesh gjallëruesee zbavitëse. Është shumë e rëndësishme, sidomos për fëmijët, pasi u zhvillonaftësitë psikomotore dhe u jep mundësinë të fitojnë të reja.Lojërat lëvizore janë kombinim veprimesh që kryhen me vegla didaktike(gjimnastikore e sportive). Ato ndikojnë në edukimin lëvizor, duke përsosuraftësi lëvizore dhe shkathtësi bazë, si dhe edukojnë përqendrimin, reagimin e shpejtë, shkathtësinë, orientimin, të menduarit, aftësinë perceptuese, këmbënguljen etj. Mbi të gjitha, këto lojëra edukojnë zbatimin e rregullavedhe respektimin e bashkëpunimit.Disa lojëra popullore lëvizore janë: Ne jemi shqiponja; Kala dibrançe; Kukafshehthi; Symbyllazi; Mundja e krahut; Hodha një letër në postë; Dhelpra e çalë; Tërheqje litari; Lepuri dhe zagari; Fshehja e thesarit; Rrëmbimi i shamisë; Dita dhe nata; Numra mbi shpinë; Zër vend sa më shpejt; Kosorja; Lufta e gjelave; Macja dhe miu; Rrjeta dhe peshqit; Kërcimi i litarit etj.Kryerja e matjeve antropometrike me shokun/shoqen dhe matja e IMT-sëMatjet antropometrike kanë për qëllim përcaktimine zhvillimit fizik të njeriut. Nëpërmjet tyre ndërtohetstërvitja e duhur nga mësuesi/ja ose trajneri/ja dhe mundtë konstatohen deformimet e ndryshme. Mbi bazën etë dhënave në periudha të ndryshme, bëhet vlerësimi iefikasitetit të stërvitjes, i angazhimit të nxënësit/es në orëne edukimit fizik dhe në veprimtari sportive jashtë shkolle, imënyrës së të ushqyerit etj.Matjet duhen bërë në mëngjes dhe me veshje të lehta.Badmintoni është një sport individual, por luhet edhe në dyshe. Ai zhvillohetnë natyrë, në terren sportiv ose në plazh. Pikët shënohen duke goditur pupënme raketë dhe duke e hedhur atë në gjysmëfushën e kundërshtarit.Tenisi luhet në fusha të mbyllura dhe me sipërfaqe paksa të fortë. Lojtarët ezhvillojnë lojën duke goditur një top të vogël me raketa. Qëllimi i tyre ështëshënimi i pikëve, të cilat fitohen pasi goditet fusha e kundërshtarit, i cili nuk ipërgjigjet gjuajtjes. Loja luhet me tri ose pesë sete. Setet fitohen kur arrihen25 pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i pestë luhet deri nëpesëmbëdhjetë pikë.Pingpongu është një sport ku dy ose katër lojtarë gjuajnë topin duke përdorurraketat në një tavolinë të fortë, të ndarë me një rrjetë. Lojtarët nuk duhetta lejojnë topin të prekë pjesën e tyre më shumë se një herë, përndryshehumbasin shërbimin. Nëse lojtari nuk arrin ta kthejë topin te kundërshtari osenëse topi prek dy herë pjesën e tij, atëherë kundërshtari fiton pikë.

