Page 67 - Demo
P. 67
65ORË PRAKTIKEMatja e pulsit• Pesha e njeriut varet nga shumë faktorë, si: aktiviteti që kryen, mosha,gjinia, ushqimi, klima etj.• Shtatlartësia e njeriut varet nga faktorë, si: mosha, gjinia, trashëgimia,aktivizimi sportiv etj. Ajo ndryshon gjatë ditës, në mbrëmje mund të jemi1-2 cm më të shkurtër, për arsye të kontraktimit muskulor dhe të ngjeshjessë kërceve midis vertebrave. Gjatë pushimit dhe gjumit, ato rikthehen nëgjendjen e mëparshme. Për të matur shtatlartësinë, qëndroni drejt dukembështetur thembrat, pulpat, vithet, shpinën dhe kokën te matësi.• Perimetri i kraharorit përcakton elasticitetin e tij, i cili gjendet nga diferencae perimetrit në frymëmarrje dhe në frymënxjerrje. Trupi qëndron drejt,metri kalon nga dy këndet e shpatullave dhe mbaron në muskujt e gjoksit.• Gjatë matjes në nivelin e kërthizës, metri kalon nga shpina dhe bashkohette kërthiza.• Për matjen e gjerësisë së pjesës së vitheve, metri kalon në majë të vithevenga prapa dhe bashkohet para në të njëjtin nivel.IMT-ja na jep të dhënat e raportit midis peshës dhe shtatlartësisë, praindeksin e masës trupore. Mësuesi/ja e edukimit fizik i merr këto të dhënady herë në vit.Pulsi është tregues i punës së zemrës në arteriet periferike.Zemra e njeriut rreh rreth 60-100 herë në minutë. Pulsiquhet i rregullt kur intervali i goditjeve është i njëjtë.Shpejtësia e rrahjeve të zemrës ndryshon gjatë aktivitetitfizik dhe gjatë përjetimit të emocioneve. Çrregullimi i ritmittë zemrës quhet aritmi, e cila nuk është e njëjtë me pulsine çrregullt.Matja e pulsit: Vendosni dy gishtërinjtë (treguesin dhe atëtë mesit) mbi kyçin e dorës ose në anën e majtë të qafës.Për të nxjerrë vlerën e pulsit në qetësi, numëroni rrahjetpër 60 sekonda.Mësuesi/ja e edukimit fizik mund t’ju ndihmojë të bënimatje të sakta.a. Shpejtësia matet në distancën 50 m, nga starti nëkëmbë.b. Rezistenca matet në distancën 800, 100 m ose 1609 m(ecje dhe rendje).c. Forca matet nga përkulja mbi krahë dhe muskujt e barkut.d. Elasticiteti matet duke u palosur mbi këmbë, nga pozicioni ndenjur me këmbë të shtrira para. Pëllëmbët e duarve duhet të kalojnë sa mëshumë majën e këmbëve.e. Shkathtësia matet duke kryer kërcim së gjati nga vendi me të dyja këmbët.f. Kërcyeshmëria matet duke kryer kërcim nga vendi përballë murit.Matet diferenca midis distancës së gishtave në pozicion pasiv me krahtë shtrirë, me shenjën që lë prekja e gishtit në mur.Në fund të librit plotësoni kartelën individuale, e cila përmban të dhëna mbi zhvillimin tuaj fizik, por edhe mbi cilësitë fizike si: shpejtësi, forcë, rezistencë, elasticitet. Prindërit duhet ta ndjekin ecurinë tuaj në vazhdimësi.

