Page 8 - Demo
P. 8


                                    6Domosdoshmëria e veprimtarisë fizikeRëndësia e shëndetit fizik dhe e shëndetit emocionalaktivitet fizik,shëndet fizik, shëndetemocional, përfitime,mirëqenie.Fjalë kyçe:1.1Veprimtaria fizike është e dobishme për të gjithë ne.Zakonet e shëndetshme, si: të ushqyerit e shëndetshëm,veprimtaria fizike e përditshme, sporti, jeta shoqërore në grupetj., ndikojnë pozitivisht në shëndetin fizik e mendor të individit.Një mënyrë jetese e shëndetshme që në moshë të hershme hedhbazat e shëndetit të mirë për gjithë jetën dhe zvogëlon rrezikune sëmundjeve të ndryshme në moshë të rritur, si: diabeti i tipit 2,sindroma metabolike, disa lloje të kancerit etj.Të qenët aktiv përfshin jo vetëm veprimtaritë sportive, por edheveprimtari të tjera të jetës së përditshme, që lidhen me familjendhe komunitetin.Të jesh aktiv do të thotë të lëvizësh. Lëvizje quhet çdo veprim qëkërkon shpenzim energjish, gjatë të cilitshpeshtohetfrymëmarrjadhe rriten rrahjet e zemrës.Të gjitha sistemet e trupit përfitojnë nga lëvizja dhe aktiviteti fiziki rregullt e i vazhdueshëm.Përfiton sistemi kardiovaskular, ai i frymëmarrjes, sistemiimunitar, muskulor-skeletor, nervor etj. Kur fëmijët marrin pjesëvazhdimisht në aktivitete fizike-sportive, muskujt e tyre bëhenmë elastikë, eshtrat më të forta dhe nyjat më elastike.Osteoblastet (qelizat e ndërtimit të eshtrave) nxiten kurangazhohen në ushtrime dhe aktivitete sportive. Nga aktivitetii vazhdueshëm fizik, kafazi i kraharorit zgjerohet, diafragmandihmon në një frymëshkëmbim më të mirë, duke rritur vëlliminmushkëror.Djegia e kalorive gjatë aktivitetit fizik ndihmon në ruajtjen epeshës normale dhe në zhvillimin e një trupi të bukur.
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12