Page 33 - Demo
P. 33


                                    31TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISËPërzierja e betonitProcedura- Hedhim 3 lopata rërë mbi një sipërfaqe të pastër.- Mbi sasinë e rërës, hedhim një lopatë çimento.- Përziejmë me lopatë përbërjen, derisa të marrë ngjyrë hiri e gjithë përzierja. Preferohet që përbërja të përzihet tri herë para se t’i shtohet uji.Grumbullojmë me lopatë përbërjen dhe hapim një vrimë në mes. Shtojmë ujin gradualisht. E përziejmë përbërjen gradualisht, duke shtuar ujë sipas nevojës, derisa të krijohet një përzierje homogjene. Çfarë duhet të kemi kujdes:- Gjithmonë duhet të përdorim çimento të freskët, të pangurtësuar.- Së pari, përzihet çimentoja dhe rëra.- Për shkak se betoni thahet shpejt, duhet të kemi kujdes që të mos përziejmë sasi të mëdha të tij, por vetëm aq sa na duhet, ose në sasi më të vogla, gradualisht.- Të kemi kujdes ta mbulojmë betonin, që ta ruajmë nga shiu apo dielli.Veglat: Materialet:• Vend i pastër apo platformë për përzierje Rërë e pastër• Lopata Çimento• Kova uji Ujë i pastërKontrolli i cilësisë:o Kontrollojmë afatin e çimentos.o Kontrollojmë pastërtinë e rërës.o Kontrollojmë pastërtinë e ujit.o Të kemi kujdes në përzierje për raportin rërë-çimento.o Të kemi kujdes që përbërja të përzihet mirë.
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37