Page 34 - Demo
P. 34


                                    32Makinat bujqësore TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISËMësimi 5.4 TEMA5TraktoriËshtë makinë e dizajnuar posaçërisht për punët në bujqësi dhe ndërtim. Lëviz ngadalë dhe mekanizon shumë procese bujqësore.Traktorit mund t’i montohen pajisje të ndryshme shtesë, që ta ndihmojnë për të kryer punë të shumëllojshme në ferma. Për shembull, një traktori mund t’i shtohet korrësja për të kositur, ose mund t’i shtohet një platformë për të mbledhur fruta dhe zarzavate. Llojet e traktorëve dhe përdorimi i tyreTraktorët për kositjePërdoren për heqjen e barishteve, lëvrim dhe kultivim primar. Përveç kësaj, bujqit e përdorin këtë traktor për të shtyrë dhe tërhequr pajisje të rënda.Traktorët për kopshtariKryesisht përdoren për kositjen e barit në kopsht. Këtyre modeleve mund t’u montohen vegla për spërkatje, karroca për bartje etj. Për më tepër, traktorët e kopshtit mund të përdoren për të larguar borën, për të përhapur farat e barit në kopsht dhe për të spërkatur barërat e këqija.Traktorët për pemishtariKëta traktorë shërbejnë për punë në vreshta dhe pemishte. Kjo makinë është projektuar për të lëvizur në fusha të vogla dhe ndihmon që të vilen me lehtësi frutat nga pemët.Traktorët për bartje Bujqit e përdorin për ngarkim dhe bartje, spërkatje, fshirje rrotulluese dhe mbjellje të farave.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38