Page 47 - Demo
P. 47
45Vizatimi nëpërmjet programit PaintMësimi 7.7 TEMA71. Pasi kemi parë se për çfarë shërbejnë menytë e programit Paint, do të vizatojmë disa objekte.• Klikojmë te menyja Shapes dhe zgjedhim Oval, klikojmë te hapësira punuese dhe vizatojmë një rreth.• Te menyja File klikojmë Save as, e ruajmë dokumentin e krijuar me emrin Rrethi në format JPG.• Klikojmë prapë te menyja Shapes dhe klikojmë mbi objektin Rectangle, klikojmë mbi hapësirën punuese dhe vizatojmë një drejtkëndësh.• Te menyja File klikojmë Save as, e ruajmë dokumentin e krijuar me emrin Drejtkëndësh në format JPG.• Klikojmë prapë te menyja Shapes dhe klikojmë mbi objektin Star, klikojmë mbi hapësirën punuese dhe vizatojmë yllin.• Te menyja File klikojmë Save as, e ruajmë dokumentin e krijuar me emrin Ylli në format JPG.Tani kemi 3 foto-dokumente që i kemi krijuar me programin Paint. Këto dokumente do t’i përdorim për të krijuar një video multimediale në programin Movie Maker.TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

