Page 49 - Demo
P. 49
47TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITPër të krijuar një projekt të ri, duhet të ndiqni këta hapa:• Klikoni File/New Project (fig.1). Ndërsa për të nisur regjistrimin e ekranit, klikoni butonin Record. Kur hapet dritarja e regjistrimit (fig. 3), duhet të ndiqni këta hapa: • Në dritaren që hapet, zgjidhni zonën e regjistrimit (Select Area).• Full screen shërben për të regjistruar të gjithë hapësirën e ekranit. • Custom për të regjistruar një pjesë të tij.• Zgjidhni hyrje të tjera (Recorded inputs) për të regjistruar së bashku me ekranin. Opsionet përfshijnë kamerën (Webcam), audio mikrofon dhe audio të sistemit. Përzgjidhni shigjetën poshtë ose shigjetat e dyfishta pranë secilës, për të zgjedhur një mikrofon ose webcam specifike. 4. Për të filluar regjistrimin, shtypni butonin Rec ose F9. Për ta ndaluar, shtypni butonin Stop ose F10 (fig. 4). Për të ruajtur punën e realizuar, klikoni butonin Save dhe zgjidhni zonën ku doni ta ruani atë, si dhe emrin e skedarit. Skedari i punuar në programin Camtasia Studio ka prapashtesën .trec ose .camrec. Që të jetë i lexueshëm në programe të tjera, ai duhet të ruhet në formate të tjera, si: MP4, AVI, MPEG, WMV etj. Detyrë. Hapni një program ose aplikacion që keni në kompjuter dhe, nëpërmjet programit Camtasia, regjistroni ekranin për disa minuta.Fig. 3

