Page 50 - Demo
P. 50


                                    48TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITProjekt: Përpunimi i videove me metrazh të shkurtërMund të vazhdoni me editimin e projektit të krijuar në mësimin e mëparshëm, duke ndjekur hapat e mëposhtëmHapja e një projekti ekzistuesPër të hapur projektin që keni ruajtur, klikoni File/Open Project. Në dritaren që hapet, zgjidhni projektin dhe klikoni butonin Open. Më tej mund të bëni ndryshime ose mund të shtoni regjistrime të reja që keni ruajtur më parë në Library (bibliotekën tuaj). Redaktimi i pjesës së regjistruarShpesh, kur regjistroni, keni pak kohë bosh në fillim dhe në fund të regjistrimit. Për të hequr përmbajtjen shtesë, tërhiqni fundin e klipit nga ana e majtë. Nëse shkurtoni më shumë seç duhet, mjafton të tërhiqni sërish klipin për të rivendosur pjesën e videos që shkurtuat. Prerja e një pjese të regjistruarRrëshqitni dorezën e kuqe ose të gjelbër në shiritin e kohës, për të zgjedhur zonën që do të hiqet, pastaj klikoni butonin cut për ta hequr seksionin e përzgjedhur. Shfaqet një vijë e ndërprerë, që tregon se ku është bërë prerja. Nëse bëni një përzgjedhje dhe dëshironi ta luani sërish atë, duhet të klikoni dy herë mbi Playhead. Për të shtuar ilustrime në videot tuaja, që të kenë tituj tërheqës, shënime apo efekte të shumta, duhet t’i klikoni dhe t’i tërhiqni ato nga paneli i mjeteve në timeline ose në dritaren e punës. Nëpërmjet vizores, zgjidhni se kur dëshironi që të shfaqet kolazhi i zgjedhur, pra në cilën minutë. Për këtë mjafton ta rrëshqisni imazhin brenda zonës ku është vizorja (fig. 2)Ndërkohë, nëse keni dëshirë të shtoni ende hapësirë në kolazhin tuaj, duhet të shtoni disa skedarë, që në programin Camtasia quhen Track. Aktualisht keni 3 të tilla dhe, nëse dëshironi të shtoni edhe një tjetër, klikoni te +, zgjidhni Insert Track dhe automatikisht do të shtohet një i katërt (fig. 3). Gjithashtu, nëse dëshironi që kolazhit/Fig. 2
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54