Page 54 - Demo
P. 54
52TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITMirëmbajtja e kompjuteritMësimi 7.10 TEMA71. Shërbimet e mirëmbajtjes Shërbime të tjera për mirëmbajtjen e kompjuterit tregohen më poshtë: • Data Recovery (riparimi i të dhënave) është shërbim i rikthimit të të dhënave. Zakonisht, përdoret për të “kthyer mbrapsht” një skedar apo informacion, që është fshirë aksidentalisht.• Backup (rikthimi) i lejon përdoruesit të rivendosë sistemin në një gjendje të mëparshme, e cila ruhet si kopje rezervë. Kjo zakonisht përdoret vetëm nëse një sistem nuk funksionon mirë. Shërbimi Backup u lejon përdoruesve të kopjojnë skedarët në hard-disk të jashtëm, mjete të tjera magazinimi ose në një nga shërbimet e ruajtjes online. • Data compression (ngjeshja e të dhënave) heq elemente të tepërta, boshllëqe dhe të dhëna të panevojshme nga hapësira e ruajtjes së kompjuterit. Kështu kërkohet më pak hapësirë për ruajtjen ose transmetimin e të dhënave. • Formatting (formatimi). Disqet e ruajtjes duhet të formatohen, për të qenë në përputhje me një SO (sistem operativ). Zakonisht, kur një pajisje e ruajtjes së informacionit lidhet me kompjuterin, SO-ja e formaton atë. Shpesh, ndodh që një hard-disk nuk është i përputhshëm me të dyja sistemet, edhe Windows, edhe MacOS.• Windows Defender Sistemi operativ Windows 10 përdor programin Windows Defender (Mbrojtësi i Windows-it), që ofron siguri të mjaftueshme për kompjuterin tuaj. Ky program mbron sistemin, rrjetet, aplikacionet dhe pajisjet nga viruset, si dhe ofron siguri kur kyçeni në llogaritë tuaj.

