Page 71 - Demo
P. 71


                                    69SHTOJCËPër të qenë të sigurt gjatë punës në laborator, duhet të zbatojmë disa rregulla të sigurisë laboratorike:1. Mbroni sytë duke përdorur mbrojtësen e duhur të syve.2. Vishni një përparëse mbrojtëse dhe përvishni mëngët.3. Mos përdorni asnjëherë pajisje, mjete dhe materiale, pa miratimin ose lejen e mësuesit/es.4. Asnjëherë mos ndizni një pajisje elektrike pa lejen e mësuesit/es.5. Informoni mësuesin/en tuaj nëse jeni lënduar gjatë punës në laborator.6. Informoni mësuesin/en tuaj nëse gjeni ndonjë mjet ose pajisje të thyer ose të dëmtuar.Në shumicën e rasteve, lëndimet ndodhin prej pakujdesisë ose prej moszbatimit të rregullave. Për t’i shmangur, duhet të veproni si më poshtë:1. Vishni doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe jo azbesti, nëse ju duhet të prekni materiale të nxehta.2. Asnjëherë mos prekni rulat rrotullues, pasi mund të tërheqin gishtat dhe t’i dëmtojnë.3. Asnjëherë mos i vendosni gishtat në zona ku mund të shtrëngohen detalet.4. Përdorni mbrojtëse për sytë dhe veshjet e duhura, kur ju duhet të përdorni kimikate.5. Nxënësit që kanë flokë të gjatë, duhet t’i mbledhin me llastik gjatë orës së punës në laborator.6. Asnjëherë mos vishni rroba të gjera dhe bizhuteri kur ju duhet të punoni pranë makinerive.7. Asnjëherë mos përdorni mjete elektrike me tela të zhveshur.
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75