Page 72 - Demo
P. 72


                                    70Përdorimi i sigurt i mjeteve të dorësMësuesi/ja do t’ju tregojë mënyrat e duhura për të përdorur mjetet e dorës, të cilat do t’ju nevojiten për të realizuar aktivitetet në Fletoren e punës. Më poshtë jepen disa udhëzime:1. Përdorni vetëm mjetet e duhura për të kryer punën e caktuar.2. Këshillohet të përdorni mjete të mprehta. Kjo për faktin se, një mjet i shurdhër (jo i mprehtë) është më i rrezikshëm se një mjet i mprehtë, pasi zakonisht priremi të ushtrojmë më shumë forcë mbi një vegël të shurdhër, duke bërë që ajo të rrëshqasë e për pasojë të lëndohemi.3. Asnjëherë mos përdorni mjete ose vegla të thyera, pa vendosur më parë dorezat e duhura.Përdorimi i sigurt i makineriveMakinat në laboratorin tuaj të teknologjisë nuk janë lodra. Ato janë krijuar për të përpunuar materiale, presin, përkulen dhe riformësojnë çdo gjë që hyn në to. Për të shmangur dëmtimet, ndiqni këto rregulla:1. Qëndroni jashtë zonës së sigurisë që rrethon një makinë.2. Asnjëherë mos përdorni një pajisje apo makinë, pa marrë më parë udhëzimet nga mësuesi/ja.3. Sigurohuni që gjatë punës me një pajisje apo makinë, të mos keni pranë njerëz të tjerë. 4. Vendosni syze sigurie.5. Jini të kujdesshëm gjatë veprimeve tuaja. Mos nxitoni! Përqendrohuni!6. Nëse hasni vështirësi, fikeni makinën. Kërkoni ndihmë nga mësuesi/ja.7. Asnjëherë mos u largoni nga makina apo pajisja, pa u siguruar që e keni fikur.
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76