Page 10 - Demo
P. 10
8MësimiI.1Fjalë kyçeNjë mjedis natyror• Çfarë është?• Ku është?• Si është ajo?• Pse ndodhet atje?• Si po ndryshon?• Si ndikojnë njerëzit mbi të?• Si ndikon ajo te njerëzit?• Si do të jetë në të ardhmen? Roli i gjeografitGjeografët shkojnë në terren për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Ata ndihmojnë njerëzit të gjejnë mënyrat më të mira për të organizuar jetën dhe parashikojnë zhvillimet që mund të ndodhin në të ardhmen në një mjedis. Në këtë mënyrë, ata planifikojnë dhe propozojnë zgjidhjet më të mira për zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe për ruajtjen e mjedisit. Puna në terren zakonisht zhvillohet si punë në skuadër, duke diskutuar dhe ndarë së bashku gjetjet, interpretimet dhe propozimet për zgjidhje. Burimet e gjeografitNë studimet e tyre, gjeografët përdorin burime të ndryshme sipas ndarjeve në vijim (shih figurën 2).1. Burime parësore: harta, fotografi, imazhe satelitore, bazë të dhënash (database), skica, informacione të shkruara, vëzhgime, intervista dhe regjistrime në terren. BURIMET DHE METODAT E KËRKIMIT GJEOGRAFIKDiskutojmë Një urbanist mund ta konsiderojë mjedisin e paraqitur në figurën 1 si një hapësirë mjaft të përshtatshme për të ndërtuar një zonë turistike. Një fermer mund ta shohë si një vend të mirë për të mbjellë vreshta ose ullinj. Një gjeograf sugjeron mënyrat më të përshtatshme të shfrytëzimit të këtij mjedisi, duke u bazuar në studimin e mundësive dhe kufizimeve që ai paraqet. Po në vendbanimin tuaj, a janë bërë studime gjeografike për shfrytëzimin e mjedisit?Pyetjet që ngrenë gjeografët rreth një hapësire në Tokëgjeografburimet e gjeografit metodat e kërkimit gjeografik 11.2

