Page 105 - Demo
P. 105


                                    1031 E vërtetë apo e gabuar? V G- Mbështjellja ujore e Tokës quhet atmosferë.- Rrezatimi diellor është burimi i jetës në Tokë.- Grimcat e pluhurit në atmosferë janë elemente të gazta.- Ajri pranë sipërfaqes së Tokës ngrohet nga rrezatimi tokësor. - Kur moti është i kthjellët dhe pa re, sasia e rrezatimit diellor që vjen në Tokë është më e madhe.2 Përcakto:a) në grafikun 1, sa për qind zë secili element në përbërjen e atmosferës dhe përshkruaj rolin e tij; b) në figurën 2, se cilat janë shtresat që përbëjnë atmosferën dhe përshkruaj veçoritë e tyre.3 Diskuto mbi pyetjet: a) Pse ka rëndësi prania e atmosferës?b) Cilët janë faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në planet? c) Ku ndryshon rrezatimi diellor nga rrezatimi tokësor?d) Përse është i rëndësishëm rrezatimi diellor?e) Cilat janë pasojat që vijnë nga shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë?f) Pse ka rëndësi shqyrtimi i elementeve të motit dhe parashikimi i tij?g) Si ndryshojnë elementet e motit? h) Ku qëndron dallimi midis motit dhe klimës? i) Çfarë pasojash sjellin në jetën tonë dhe në planet ndryshimet klimatike?4 Analizo përmes shembujve: a) faktorët që ndikojnë mbi klimën.b) lidhjen midis elementëve të motit.5 a) Përcakto në hartën klimatike të botës (të paraqitur në klasë), brezat e nxehtësisë dhe klimat e tyre. b) Përshkruaj veçoritë që kanë klimat që formohen në secilin prej këtyre brezave. 6 Lidh me shigjetë alternativat e duhura.1. Shtimi i gazeve serrë2. Klima3. Ngrohja e pabarabartë e Tokës 4. Motia) është gjendja e atmosferës në një çast të dhënë, në një vend të caktuar.b) krijon brezat e nxehtësisë.c) është mesatarja e vlerave të temperaturës, trysnisë atmosferike, lagështirës, ditëve me diell etj., për një periudhë afatgjatë.d) sjell ngrohjen globale.grafiku 1figura 2(PËRSËRITJA III - ATMOSFERA)SISTEMET FIZIKE-GJEOSFERATTabela 23 Harta skicë e klimës
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109