Page 106 - Demo
P. 106


                                    104MësimiI.1në biosferë(avujt e ujit dhe uji te bota e gjallë)në atmosferë (avujt e ujit dhe kristalet e akullit)në litosferë(ujërat nëntokësore, bora dhe akujt në sipërfaqen e Tokës)në hidrosferë (oqeanet/detet, lumenjtë, liqenet dhe burimet) 2.17 CIKLI I UJIT. VEÇORITË E UJIT TË DETEVE DHE TË OQEANEVEDiskutojmë Dimë që në planetin tonë, uji është i pranishëm në të gjitha format e tij, për shkak të atmosferës dhe të distancës Tokë-Diell. Si mendoni, a mund të shterojë uji ndonjëherë? Jepni disa shembuj. Fjalë kyçe hidrosferë cikli i ujit veçoritë e ujit të oqeaneve dhe të deteveParaqitje skematike e pranisë sëujit në planetin tonë1 Ky qarkullim i vazhdueshëm i ujit njihet si cikli i ujit (shih figurën 2).1. Burimi i energjisë që i duhet ujit të kryejë ciklin e tij është Dielli. Prej rrezatimit diellor, uji i oqeaneve, deteve, liqeneve e lumenjve avullon dhe ngrihet në atmosferë (shigjeta me numër 1 te fig. 2). 2. Më pas, avujt e ujit ftohen dhe kondensohen, duke u kthyer në re (shigjeta me numër 2 te fig. 2). 3. Kur sasia e avujve të kondensuar është e madhe, piklat e ujit bashkohen dhe formojnë pika më të mëdha, të cilat bien si reshje mbi sipërfaqen e Tokës (shigjeta me numër 3 te fig. 2). Nga kjo sasi reshjesh:• një pjesë rrjedh në sipërfaqe (në formën e lumenjve e të përrenjve, pika a te fig. 2); • një pjesë tjetër kthehet në oqeane, dete e liqene (pika b te fig. 2); Përshkruaj shkurtimisht format në të cilat gjendet uji në secilën prej mbështjelljeve gjeografike të planetit.HIDROSFERA Ç’është hidrosfera?Mbështjellja ujore e planetit tonë quhet hidrosferë. 97% e saj është ujë i kripur dhe gjendet në dete e oqeane, ndërsa 3% është ujë i ëmbël dhe gjendet në liqene, lumenj, përrenj, ujëra nëntokësore, burime, si dhe në formën e borës e të akullnajave.  Cikli i ujit në TokëNë planetin tonë, uji është gjithmonë në lëvizje, duke ndryshuar si rrjedhojë edhe gjendjet e tij (të lëngët, të gaztë dhe të ngurtë). Ai lëviz nga hidrosfera në atmosferë, litosferë dhe në biosferë, duke krijuar edhe lidhje midis këtyre mbështjelljeve (shih figurën 1). 
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110